Horoscope

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Akrepi

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Akrepi

Akrepi

Këtë vit ju do të ndiheni të tërhequr ndaj çështjeve shpirtërore, si edhe do të kërkoni më shumë kohë për të punuar dhe mësuar në vetmi të plotë. Kjo periudhë është fantastike për të shkruar dhe ju do të keni dëshirë të hidhni në letër përjetimet tuaja. Ndiqni instiktin tuaj. Puna më e madhe këtë vit për ju do të jetë nga brenda, aty është edhe aseti juaj më i madh. Këtë vit ju do të fitoni më tepër vetë-besim dhe mençuri.  Këtë vit një tjetër fjalë magjike për ju është edhe “durimi”. Mos harroni, drejtimi që merrni është më i rëndësishëm sesa shpejtësia.

Këtë vit mund të përballeni me disa “lamtumira”. Është koha për t’u ndarë me njerëz e situata të cilat nuk ju sjellin më gëzim. Ti e di vetë se kush dhe cilat janë ato. Mos u frikësoni. Ju thjesht po spastroni vendin, duke krijuar hapësira për diçka të re. Përqëndrohu në pikësynimet e tua. Listo qëllimet e tua. Rifreskoni CV-në jo vetëm për biznes, por edhe të jetës. Ndoshta ju duhet të dëgjoni disa herë këngën e famshme të “Frozen” “Let it go, let it go, let it go.” Kjo është kënga e vitit 2017 për ju.

Karriera juaj do të ri-aktivizohet falë dy eklipseve. Në Shkurt do të jetë koha për të mbyllur një projekt, ndërsa 21 Gushti, është një ditë fantastike për një fillim të ri. Mund të jetë rritje rroge, fillimi i një biznesi apo një projekti të ri.

9  Shtatori do të jetë dita e pushtetit për ju, sepse do të fitoni financim për projektin tuaj të ëndrrave. Edhe pse keni dëshirë të punoni prapa skene, mund të jetë koha që të dilni në dritë. Afërdita viziton zonën tuaj të karrierës deri në 19 Shtator dhe do të shihini se si puna juaj do të shkelqejë. Mund të jetë që do të krijoni një lidhje romantike në punë.

Saturni ka qënë në shtëpinë tuaj të dytë të parave që nga Dhjetori i vitit 2014 dhe ju jeni ndeshur me disa vështirësi gjatë këtyre kohëve. Saturni do të largohet në Dhjetor të 2017-ës dhe nëse s’e keni bërë ende, është koha për të mbyllur borxhet, për të krijuar një buxhet dhe për të rregulluar financat. Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pasurinë, por edhe për vlerën tënde të brendshme.

Mos harroni, planeti juaj udhëheqës, Plutoni është simboli i pushteti dhe pasurisë. Rritje rroge apo në detyrë do të vijë për ju në 1, 16 dhe 20 Dhjetor.

Me Uranin në shenjën tuaj, mund të ketë disa ndryshime në lidhje me punën tuaj, mënyrën se si punoni dhe me kolegët. Nëse jeni të pakënaqur me pozicionin aktual të punës, mos u sillni keq dhe ta çoni veten drejt pushimit nga puna. Veproni me kujdes dhe me qetësi.

Hëna e re në 27 Mars është ideale për të lënë pas dore çokollatat dhe ngrëniet natën vonë për sallata të shëndetshme dhe palestër. Gjej një dietë dhe një rutinë ushtrimesh të cilat të pëlqejnë dhe qëndroji besnik.

Tetori do të jetë një rilindje për ju. 26 Tetori, dita më e mirë e vitit do të bjerë në shenjën tuaj dhe ju mund të merrni një ofertë fantastike financiare. Festojeni duke i dhuruar vetes një pamje dhe garderobë të re.

Nëse jeni beqarë, Nëntori është muaji më i mirë dhe nëse jeni të lidhur, këtë muaj do të dashuroheni sërish.

I dashur akrep, shenja juaj ka disa simbole. Simboli më i famshëm është akrepi, por gjithashtu është edhe gjarpri, shqiponja dhe pëllumbi. Simboli më i lartë që keni është feniksi, zogu mitologjik që ngrihej e ringrihej nga pluhuri. Këtë vit ju keni mundësinë që të ktheheni në një Feniks, të lini pas dore të kaluarën dhe të Rilindni.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons