Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Ujori dhe Peshqit
Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Ujori dhe Peshqit

Është koha të ngresh çantën dhe të eksplorosh më shumë! Çdo planet në hartën tënde astrologjike po të nxit të bëhesh gati dhe të shkosh në një destinacion të ri. Hëna e plotë më 6 tetor duket se të jep nxitjen për të udhëtuar drejt një destinacioni të ri, ndoshta në një vend të bukur në pyll, ku ngjyrat e vjeshtës shfaqen në një spektakël të jashtëzakonshëm, ose ndoshta do të gjesh një rrugë të vjetër fshati që të çon te një fermë, ku mund të argëtohesh.
 
Si alternativë, gjatë pushimeve pranë Hënës së plotë më 6 tetor, mund të dëshirosh të bësh ushtrime dhe të marrësh pjesë në sporte të ndryshme. Mund të shkosh në një vend me diell për kamping, ose në një hapësirë ku mund të provosh ngjitje shkëmbi, kalërim, shëtitje në natyrë dhe sporte të tjera që kanë si kryefjalë avneturën.
 
Një opsion tjetër gjatë Hënës së plotë është që mund të të kërkohet të nënshkruash dokumente. Merr kohën tënde dhe sigurohu që të mos humbasësh ndonjë klauzolë që mund të të shkaktojë probleme më vonë. Konsidero të angazhosh një avokat për të kapur çdo gjë që mund të të shpëtojë.
 
Sa i përket karrierës, je në rrugë të mbarë dhe po ecën lart dhe përpara. Marsi, i cili do të ketë rëndësi këtë Hënë të plotë, ndodhet në shtëpinë tënde të dhjetë prestigjioze të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Kjo e bën këtë muaj një kohë të shkëlqyer për të krijuar një marrëveshje fitimprurëse dhe të rëndësishme, ose për të kërkuar një pozicion më të mirë, nëse nuk je i kënaqur me punën aktuale.
 
Një ditë perfekte për të marrë një vendim financiar do të jetë 8 tetori, kur Afërdita në Virgjëreshë (në shtëpinë tënde të tetë që sundon investimet dhe marrëveshjet) dhe Jupiteri, planeti i fatit të mirë (në shtëpinë tënde të gjashtë të punës), do të jenë në sinkronizim ideal.
 
Duke shkuar më tej, Hëna e re më 21 tetor mund të vendosë bazat për udhëtime të tjera, këtë herë shumë më larg. Do të hasësh pengesa, ndoshta me dokumentacion qeveritar për vizë ose nënshtetësi. Nëse po punon për një histori për publikim ose segment televiziv, mund të të duhet të investosh më shumë kohë dhe përpjekje sesa kishe parashikuar fillimisht.
 
Hëna e plotë më 21 tetor gjithashtu do të theksojë arsimin e lartë dhe studimet universitare. Falë një ndikimi të bukur dhe mbështetës nga Jupiteri te Marsi dhe Mërkuri në shtëpinë tënde të dhjetë të famës, do të triumfosh nëse do të jesh këmbëngulës kur të hasësh pengesa të rastësishme.
 
Nëse duhet të bësh një prezantim ose një intervistë të rëndësishme për karrierën, zgjedh të hënën, më 27 tetor, kur Marsi në sektorin tënd prestigjioz të karrierës (shtëpia e dhjetë) do të marrë ndikime të arta nga Jupiteri. Në këtë ditë magjike mund të krijosh një ndikim pozitiv, kudo!
 
Tetori do të jetë një muaj më produktiv se nëntori, sepse muajin tjetër Mërkuri do të jetë prapavijë, nga 9 nëntori deri më 29 nëntor. Nëse je në një situatë bashkëpunimi, do të marrësh vesh që partnerët e tu do të jenë të ngadaltë në vendimmarrje në nëntor, ose do të jenë të vështirë për të krijuar kontakte. Nëse ke nevojë për miratimin e eprorëve, e njëjta gjë do të ndodhë! Ritmi nuk do të përshpejtohet deri në dhjetor.
 
Gjithashtu, kemi një Hënë të plotë të vështirë më 5 nëntor dhe një Hënë të re edhe më sfiduese më 20 nëntor. Bëj vetes një nder dhe zgjidh çështjet më urgjente me potencial afatgjatë në tetor dhe planifiko të relaksohesh në nëntor.
 
Së fundmi, në planin romantik, Kupidi do të kthejë sytë nga ti kur Afërdita të hyjë në Peshore, nga 13 tetori deri më 6 nëntor. Ky është një moment perfekt për të rifreskuar pamjen tënde sipas dëshirës. Gjatë kësaj periudhe, Afërdita do të marrë një ndikim të fuqishëm nga Urani në Binjakë, duke bërë që 14 tetori të shkëlqejë në aspektin e dashurisë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Ujori dhe Peshqit

Na beso, jeta në vijim ka për të krijuar shumë situata të reja për ty, veçanërisht nëse dita jote e lindjes qëllon brenda pesë ditëve nga 4 marsi ose 18 marsi. Muajin e kaluar ke përjetuar dy eklipse; atë hënor më 7 shtator në shenjën tënde dhe eklipsin diellor më 21 shtator në Virgjëreshë. Një marrëdhënie u bë qendra e vëmendjes dhe ishte momenti për të vendosur nëse do të afroheshe më shumë, me një angazhim të ri, ose do të largoheshe. Kjo marrëdhënie mund të ketë qenë e bazuar në dashuri ose biznes.
 
Po afrohesh më shumë drejt të kuptuarit se si duhet të duket kapitulli i ardhshëm i jetës tënde dhe tani ke një tablo më të qartë se çfarë do të të bënte të lumtur. Nëse muajin e kaluar nuk more lajme ose nuk përjetove një fillim të ri (ose një mbyllje kapitulli), atëherë vëzhgo çfarë ndodh gjatë Hënës së plotë dhe Hënës së re këtë muaj, përkatësisht më 6 tetor dhe 21 tetor, (plus ose minus katër ditë në secilin rast). Një eklips mund të japë mesazhin e tij një muaj më vonë ose një muaj më parë.
 
Në tetor do të mendosh shumë për paratë, veçanërisht në Hënën e plotë te Dashi, më 6 tetor. Ky do të jetë momenti kur do të transferosh para tek ata që u detyrohesh. Nëse po kërkuan për një punë ose i ke thënë punëdhënësit aktual një rritje page, ky do të jetë momenti për të diskutuar më gjerësisht mbi rrogën tënde.
 
Do t’i kushtosh edhe më shumë vëmendje parave në Hënën e re më 21 tetor në Peshore. Një Hënë e re zakonisht është kohë për ndërmarrje të reja dhe fillime të freskëta dhe në rastin e Hënës së re në shtëpinë tënde të tetë, kjo është koha për të shkëlqyer në kërkim të fondeve në banka dhe te huadhënës të tjerë. Megjithatë, Plutoni do të jetë në një aspekt të vështirë me këtë ngjarje qiellore, kështu që mund të hasësh rezistencë kur kërkon para.
 
Fatmirësisht, nuk është gjithçka e humbur sepse kjo Hënë e re do të ketë një seri tjetër aspektesh që ndodhin “prapa skenave”. Jupiteri në shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së vërtetë, shtatzënisë, kujdesit për fëmijë dhe shprehjes artistike do të dërgojë një rreze te Mërkuri në shtëpinë tënde të nëntë të njerëzve dhe vendeve të huaja. Nëse je i vetëpunësuar, mendo globalisht, jo lokalisht. Klientë dhe tregje të rinj jashtë vendit mund të jenë të interesuar për atë që ti ofron. Nëse punon për të tjerët, një kompani me një zyrë në vendin tënd, por me seli kryesore jashtë vendit, konsidero diskutimet me një klient të huaj. Kur vjen puna te mundësitë, njerëzit dhe kompanitë ndërkombëtare janë aty ku do të gjenden shanset e arta.
 
Jupiteri dhe Marsi do të jenë në sinkronizim ideal më 27 tetor, por mund ta ndjesh këtë aspekt më herët, sepse këta dy planete do të fillojnë të komunikojnë gjatë Hënës së re më 21 tetor. Ky aspekt është një shkëndijë që mund të ndihmojë të fitosh më shumë para nga veprimet që ndërmerr në këtë periudhë.
 
Do të ketë fusha të tjera fitimi nga 27 tetori, në varësi të profesionit tënd. Ndërmarrjet e botimit dhe transmetimit do të shkëlqejnë, po ashtu edhe sistemi gjyqësor dhe çështjet ligjore. Nëse je student i nivelit Bachelor ose Master, mund të motivohesh më shumë dhe të marrësh këshilla të veçanta nga një prej profesorëve të tu, që mund të ndryshojnë drejtimin e specializimit tënd dhe rrjedhimisht, edhe jetën tënde. Lidhja e Marsit me Jupiterin, që do të ndodhë në fund të tetorit, zakonisht tregon se fitimi do të vijë përmes veprimeve që ndërmerr.
 
Bëj çmos që të përfundosh të gjitha veprimet më të rëndësishme këtë muaj. Arsyeja është se Mërkuri do të jetë prapavijë në muajin tjetër, nga 9 nëntori deri më 29 nëntori.
 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

Refuzimi më me edukatë ever 😂

E dini vetë se kë bëji tag 🫠

Kur ngelesh veç me një pëllumb😂 #Albanianlife #Toxicex

Ishin fajtorë, por sidoqoftë nuk është ky qëllimi

Mos rrini kot, bëhuni kreativë me shoqërinë! 🤨

Me kë e ka Gerta? 🤨

do t’ju filmojmë dhe do ju nxjerrim në YouTube 😌

Shkuam për një kafe në TEG, dolëm me gjithë koleksionin e ri vjeshtë-dimër të Fashion & Friends. Ndodh. ;) @fashionandfriends_al

Reperi i njohur, Buta (Betim Januzaj), është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.

Ti s’je shumë e re për kontrolle. S’je shumë e zënë. Je thjesht shumë e rëndësishme! 💗