
Gjatë këtij muaji, ka shumë gjasa që të bësh një/disa udhëtim/e dhe nëse e shfrytëzon mundësinë, ato mund të jenë rrugëtime në distanca të gjata, të cilat mund të bëhen rreth ose pas Hënës së plotë, më 6 tetor (që do të ketë ndikim deri më 10 tetor).
Ky udhëtim mund të mos jetë për punë, por më shumë për të vizituar një anëtar të familjes, ose mund të udhëtosh me motrën apo vëllain tënd. Përndryshe, mund të shkosh për të parë një pronë që zotëron ose menaxhon për të tjerët. Mund të vizitosh gjithashtu një pronë që po mendon ta blesh, shesësh, japësh me qira apo ta rikonstruktosh.
Marsi, planeti i veprimit, po sjell shumë lëvizje në shtëpinë tënde gjatë gjithë muajit, kështu që mund të presësh e të përcjellësh miq ose familjarë për disa ditë në shtëpinë apo apartamentin tënd. Gjithashtu, mund të jesh i fokusuar te riparimet e shtëpisë, në mënyrë që gjithçka të jetë gati përpara fillimit të festave. Është një muaj i ngarkuar, por nëse je i organizuar, mund t’i përfundosh të gjitha gjërat në listën tënde.
Merr parasysh të fillosh blerjet për dhuratat e festave, duke nisur me fëmijët në listën tënde, që këtë muaj. Muajin tjetër, Mërkuri do të hyjë në prapavijë nga 9-29 nëntor, ndaj blerjet mund të jenë frustruese. Ka shumë gjasa të hasësh rafte bosh dhe pak mundësi zgjedhjeje.
Më shumë udhëtime do të vijnë pas Hënës së re në Peshore më 21 tetor dhe këtë herë, ka më shumë gjasa të udhëtosh në vende më afër shtëpisë. Përveç kësaj, mund të kesh një kontratë për të firmosur dhe nëse po, personi me të cilin do të merresh mund të jetë disi i ngurtë. Nuk do të jetë e lehtë të gjeni një kompromis. Përpiqu të kuptosh motivet e tij dhe të dallosh çfarë është më e rëndësishme për të, sepse kjo mund të mos përkojë me atë që është më e rëndësishme për ty.
Hëna e re e 21 tetorit do të sjellë një trekëndësh të artë në qiell dhe sërish, shtëpia dhe familja jote do të qëndrojnë në pikën e parë të trekëndëshit. Jupiteri në Gaforre do të jetë në shtëpinë tënde të dymbëdhjetë të sekreteve dhe çështjeve konfidenciale. Të dyja pikat do të lidhen në momentin kur Saturni dhe Neptuni të ndodhen në shtëpinë tënde të tetë financiare. Nëse po kërkon një hipotekë ose fonde për përmirësim të shtëpisë, gjasat janë që mund t’i marrësh gjatë kësaj kohe.
Së fundi, nëse je i ftuar në një festë Halloween-i të premten, më 31 tetor, shko, por mos rri shumë gjatë. Hëna kalimtare do të jetë te Peshqit, një shenjë që ka shumë imagjinatë dhe disa planetë do të jenë në harmoni: Saturni dhe Neptuni te Peshqit do të bashkëpunojnë me Jupiterin në Gaforre dhe Marsin në Akrep.
Megjithatë, me Marsin përballë Uranit, që lëshon një forcë të errët, syno sigurinë në çdo kohë. Shoqëroji fëmijët e tu gjatë “trick-or-treat”, pa marrë parasysh moshën e tyre dhe nëse do të shkosh në një festë, cakto një shofer që nuk do të pijë.
Muaji i kaluar ishte një muaj i rëndësishëm, pasi solli eklipse në shenjën tënde të kundërt, Peshqit (7 shtator), që lidhet me partnerin tënd romantik ose të biznesit, si dhe një eklips diellor në Virgjëreshë (21 shtator), që të solli qartësi mbi dëshirat dhe nevojat e tua. Eklipset njihen për sjelljen e zhvillimit, pavarësisht se shpesh, të detyrojnë t’i bësh gjërat me nxitim. Mund të jesh ende duke punuar mbi detajet që ato eklipse sollën në derën tënde.
Nëse ishe i pakënaqur me një partner, mund të kesh vendosur të largohesh, ndaj qëndro i fortë. Por nëse je i lumtur, mund të jesh në prag të një fejese ose martese. Siç e sheh, eklipset shtrihen në të gjithë spektrin e ndjenjave, në varësi të gjendjes së marrëdhënies përpara eklipsit. Është gjithashtu e mundur që eklipsi i 7 shtatorit të të ketë prekur në aspektin e menaxhimit të një marrëdhënieje apo partneriteti biznesi, ose, mund të ketë dalë në pah një çështje shëndetësore që kërkon vëmendjen tënde.
Nëse nuk pati shumë ngjarje muajin e kaluar, mund ta ndjesh ende mesazhin e eklipseve dhe theksin te një marrëdhënie e ngushtë këtë muaj, rreth datave 7 dhe 21 tetor. Herë pas here, një eklips jep lajmin e tij një muaj përpara (në këtë rast gusht) ose një muaj më vonë (në këtë rast tetor).
Menaxhimi i parave do të të shqetësojë gjithashtu këtë muaj me Hënën e plotë në Dash, më 6 tetor. Kjo Hënë e plotë mund të të ndikojë gjatë gjithë javës, deri më 10 tetor. Do të ndriçojë shtëpinë tënde të tetë të financave të përbashkëta, duke përfshirë kartat e kreditit, huatë bankare dhe studentore, taksat etj. Mund të jesh duke aplikuar për një hua, duke dorëzuar një kërkesë për ndihmë financiare universitare, ose duke bërë një pretendim për një pagesë sigurimi. Detajet do të kenë rëndësi, ndaj sigurohu që çdo gjë të jetë e saktë. Ti je Virgjëreshë, kështu që kjo këshillë është thuajse e panevojshme, pasi saktësia është specialiteti yt!
Nëse ndjen një mungesë të financave, më shumë mundësi për të ardhura mund të hapen pas Hënës së re në Peshore më 21 tetor, që do të ndriçojë shtëpinë tënde të dytë të fitimeve personale. Mund të marrësh lajmin se do të kesh një rritje page, por bisedimet mund të mos shkojnë aq lehtë sa kishe shpresuar. Mund të të thonë: “Nuk ka buxhet,” gjë që mund të jetë ose jo e vërtetë. Opsioni yt më i fortë është të jesh i gatshëm të largohesh nëse mendon se oferta e pagës është padrejtësisht e ulët. Përgatitu ngadalë dhe me kujdes, por nëse po intervistohesh për një punë të re dhe surprizohesh nga oferta e ulët, qëndro te puna jote aktuale.
Megjithatë, ke ndihmë të shkëlqyer nga Urani i paparashikueshëm, që do të dërgojë një rreze të ndritshme drejt Saturnit dhe mund të sjellë një kthesë pozitive në momentet e fundit të negociatës. Kjo tregon se nuk duhet të dorëzohesh e të largohesh pa e provuar. Jep gjithçka që ke në këto bisedime. Eklipset po punojnë për të ndryshuar jetën tënde dhe kanë si mision të sjellin zhvillim.
Në aspektin shoqëror, për ta lehtësuar atmosferën, mund të bësh një udhëtim të shkurtër afër qytetit tënd për të shijuar ngjyrat e ndryshimit të stinës më 8 tetor. Një mik i mirë mund të të ftojë ty ose ty dhe partnerin tënd të kaloni një natë në shtëpinë e tij të pushimit në fshat.
Një fundjavë e mrekullueshme për të udhëtuar do të jetë nga e premtja, 17 tetor, deri në mbrëmjen e 19 tetorit. Do të kesh gjithçka që të duhet; argëtim dhe një shpërqendrim të plotë nga jeta e përditshme. Kjo fundjavë është veçanërisht e favorshme sepse Hëna kalimtare do të jetë në Virgjëreshë, ndaj gjërat do të shkojnë në favorin tënd.
Afërdita ka vizituar Virgjëreshën që nga 19 shtatori dhe do të largohet më 13 tetor. Kjo do të thotë që gjysma e parë e tetorit është periudha më e mirë për të përmirësuar pamjen tënde. Dyqanet do të mbushen me koleksione të reja, ndaj do të kesh shumë mundësi zgjedhjesh.
Qoftë beqar apo i martuar, do të ndjesh kënaqësi duke dalë dhe duke shijuar dashurinë. Marsi do të jetë në Akrep, një shenjë që shkon mirë me Virgjëreshën dhe megjithëse Afërdita dhe Marsi nuk do të jenë në pozitat më të mira, sërish ata do të jenë miqësorë ndaj Virgjëreshës dhe do të ndihmojnë në një episod romantik. Mbrëmja më e mirë? Pa dyshim, e mërkura, 8 tetor! Dil dhe shijoje!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.