
Ky muaj nis me një ngjarje të rëndësishme: Hëna e plotë në Dash vjen shpejt, më 6 tetor dhe ndikimi i saj do të zgjasë gjatë javës, deri të premten, më 10 tetor. Ndërkohë, Marsi, sundimtari yt, i cili është edhe “mjeshtri i ceremonisë”, po vendos qartë fokusin te menaxhimi i parave. Një Hënë e plotë në shenjën tënde, siç është kjo, sjell qartësi, përfundim të projekteve dhe kulmim të një situate shumë të rëndësishme për ty. Dashi është shenja e sipërmarrësit, ndaj mund të jesh gati të nxjerrësh një ide në treg, nëse ke punuar mbi një plan gjatë javëve ose muajve të fundit.
Marsi mori vendin e tij në shtëpinë tënde të tetë, atë të parave të të tjerëve, më 22 shtator dhe do të qëndrojë aty deri më 4 nëntor. Kjo periudhë shpesh lidhet me rritje të shpenzimeve, ndaj mund të ndihesh sikur je në një ngërç financiar, por mos u shqetëso! Shpenzimet nuk do të të shqetësojnë aq shumë pasi planeti yt sundues, Marsi, të hyjë në Shigjetar më 4 nëntor. Pra, kjo gjendje është e përkohshme. Do të kesh disa momente të ndritshme për përparim financiar këtë muaj, ndaj shëno këto data.
Më 8 tetor, pritet një lajm i mirë për para kur Afërdita dhe Jupiteri të jenë në sinkron. Është e qartë që familja jote është e shqetësuar dhe e gatshme të të ndihmojë. Nëse ke hezituar të kërkosh ndihmë, tani është momenti. Një anëtar familjeje që të do, do të dojë të të lehtësojë vështirësitë. Mund të duhen disa javë derisa ndihma (në formë huaje ose dhurate) të vijë, por duket se është rrugës.
Një ditë tjetër e shkëlqyer do të jetë 24 tetori, kur Mërkuri do të lidhet në mënyrë harmonike me Jupiterin që sjell fat. Çdo gjë që ka të bëjë me shtëpinë dhe familjen do të jetë shumë me fat për ty. Kjo është ditë e mirë për të firmosur dokumente apo për një intervistë të rëndësishme. Nëse të duhet një kredi shtëpie, apliko pikërisht gjatë kësaj dite.
Në aspektin shoqëror, mund të zbulosh se një mik apo mike është disi komandues këtë muaj, duke të sugjeruar aktivitete që ti mendon se nuk i përballon financiarisht. Ti ke prioritete të tjera për të ardhurat e tua dhe planet e mikut nuk përputhen domosdoshmërisht me të tuat. Ji diplomatik/e kur të refuzosh, sepse shoku/qja yt/jote nuk do të marrë lehtë fjalën “jo”, por këtë herë duhet të vësh interesat e tua në radhë të parë. Qëndro i fortë!
Hëna e re e 21 tetorit në Peshore do të të dërgojë një mesazh për të punuar në bashkëpunim me të tjerët. Si Dash, instinkti yt është të marrësh drejtimin, por kësaj here Hëna e re të nxit të bësh një hap pas dhe të jesh më bashkëpunues, si pjesë e ekipit. Kjo Hënë e re është më harmonike sesa ajo e plota në Dash më 6 tetor, ndaj pavarësisht frikës tënde, gjërat mund të shkojnë mirë. Pranoje me një buzëqeshje çdo gjë që ndodh, pasimuajin tjetër do të kesh më shumë kontroll mbi gjërat e tua.
Plutoni do të ushtrojë presion mbi këtë Hënë të re, ndaj mund të ndjesh që një epror kërkues është irracional dhe po ndërhyn në një situatë që nuk e kupton plotësisht. Lufta “zjarr për zjarr” nuk funksionon me Plutonin, ndaj ji diplomatik dhe sqaro qetësisht informacionin që personit në fjalë i mungon.
Afërdita do të udhëheqë këtë Hënë të re dhe duke parë tensionin me Plutonin, ajo do të të vijë menjëherë në ndihmë. Afërdita di si të merret me këtë planet dhe të zbusë agresivitetin e tij. Në Peshoren e butë, ajo do të lidhet në mënyrë harmonike me Uranin në Binjakë (më 14 tetor), gjë që do të të ndihmojë me situatat që mund të tensionohen. Për fat të mirë, Afërdita ndodhet në sektorin tënd të partneriteteve, ndaj do të bëjë shumë për të qetësuar çdo situatë që mund të ndizet.
Më 27 tetor, Marsi dhe Jupiteri do të jenë në harmoni të përkryer; një nga ditët më të mira të muajit për ty. Çdo gjë që lidhet me shtëpinë, pronën ose një anëtar të familjes do të të sjellë fat dhe lajme të mira. Më 31 tetor është Halloween, një ditë me potencial të madh kreativ. Marsi do të afrohet me Uranin, një aspekt i vështirë që kulmon në Hënën e plotë të nëntorit dhe do të ndihet që në fund të tetorit. Ky aspekt mund të shkaktojë aksidente ose tension, ndaj merr çdo masë sigurie.
Në aspektin romantik, ky nuk është momenti kryesor i vitit, por pas 13 tetorit, Afërdita do të hyjë në Peshore, ku do të qëndrojë deri më 6 nëntor, duke sjellë rreze dashurie dhe ngrohtësie për çiftet.
Teksa fillon tetori, mund të ndihesh pak i lodhur. Bëje zakon të ushqehesh më shëndetshëm dhe të flesh mjaftueshëm. Nëse e tepron, deri në Hënën e plotë të 6 tetorit mund të të kapë ndoshta gripi/një i ftohtë. Miqtë mund të të ftojnë për udhëtime në gjysmën e parë të muajit, por duket se nuk është koha më e mirë. Mos i vendos vetes shumë kërkesa. Marrja e një pushimi dhe qetësimi tani do të të ndihmojë të jesh më produktiv gjatë gjysmës së dytë të muajit.
Nëse dikush pranë teje ka fshehur diçka, ka shumë gjasa që t’i zbulosh gjatë Hënës së plotë në Dash, më 6 tetor. Dikush në zyrë, në të njëjtin nivel me ty, mund të përpiqet të marrë meritat për idetë dhe punën tënde, ndaj mbaj veshët hapur për të kuptuar se çfarë po ndodh saktësisht.
Në një tjetër aspekt, me Marsin në një kënd të vështirë me Plutonin, mund të mos arrish marrëveshje me një bashkëpunëtor profesional ose ekspert me të cilin po punon ngushtë. Mënyra e vetme për ta menaxhuar këtë është durimi. Përpjekja për ta rregulluar situatën ndërkohë që Marsi është në një pozicion kaq shpërthyes (kundrejt Plutonit) është e kotë. Do të fitosh më shumë kontroll në dhjetor dhe akoma më shumë gjatë muajit të parë të vitit tjetër. Pozicioni yt në kompani nuk është në rrezik, përkundrazi, duket se po bën përshtypje të mirë te drejtuesit dhe madje, mund të marrësh një rritje page ose një bonus të papritur së shpejti. Nëse je i vetëpunësuar, një mik mund të të rekomandojë punë të re për biznesin tënd.
Nga 21 tetori, me Hënën e re në Peshore (28 gradë), duket se do të vijnë më shumë mundësi biznesi. Aftësitë e tua do të kërkohen për të drejtuar një projekt të ri. Mund të dëshirosh të udhëtosh për të takuar klientin ballë për ballë, për të firmosur një kontratë ose për të diskutuar mbi projektin. Ka gjas që klienti të mos jetë plotësisht i qartë, ndaj do të të takojë ty të sigurohesh që jeni në të njëjtën linjë. Bëj një plan me hapa konkretë për të garantuar rezultatin e synuar.
Si Dem, je gjithmonë i interesuar të dish për perspektivat e tua në dashuri dhe romancë, dhe këtë muaj, Demat në lidhje kanë përparësi. Marsi ndodhet në sektorin tënd të partneritetit të qëndrueshëm, gjë që tregon se ka shumë gjasa të kesh ndërveprim të shpeshtë me bashkëshortin ose shpirtin tënd binjak.
Demët beqar mund të jenë ende duke përpunuar zhvillimet e mëdha që ndodhën muajin e kaluar gjatë njërit prej eklipseve (më 7 ose 21 shtator). Është koha për të marrë një vendim të rëndësishëm! Eklipset kanë fuqinë të zbulojnë drejtimin e vërtetë të një marrëdhënieje, ndaj mund të ketë ardhur momenti të vendosësh: të qëndrosh dhe të angazhohesh, ose të largohesh pa pendesë. Nëse nuk e vendos tani se si ndihesh për një person të caktuar në dashuri apo biznes, raundi tjetër i eklipseve në Virgjëreshë dhe Peshq do të marrë vendimin për ty! Na beso, më mirë të mos ndodhë kjo!
Një ditë e shkëlqyer për të hapur një bisedë të rëndësishme me personin që ka kaq shumë rëndësi për ty do të jetë 27 tetori. Në këtë ditë, Marsi, që ndodhet në shtëpinë tënde të marrëdhënieve, do të dërgojë një shkëndijë të ëmbël dhe inkurajuese te Jupiteri fatmirë, që ndodhet tani në shtëpinë tënde të komunikimit.
Hëna do të jetë në Bricjap, një shenjë që përshtatet mrekullisht me Diellin në shenjën tënde. Në këtë ditë do t’i gjesh të gjitha fjalët e duhura!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.