Relationships

Harrojeni "perfeksionin"! Trendi i ri i takimeve po bën namin në aplikacionet e takimeve

5ebbe1608f38c3a4de27b5658755e611.jpg

Po sikur, në vend që të shfaqesh në takimin e parë si versioni më i kuruar i vetes, të paraqitesh ashtu siç je në të vërtetë? Me të gjitha çuditë, pasiguritë dhe papërsosmëritë e tua. Kjo është ideja pas "goblintimacy", një trend i ri në botën e takimeve që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, veçanërisht mes përdoruesve të aplikacioneve të njohjeve.

Ndryshe nga kultura e "perfeksionit" që dominoi për vite me radhë, ky trend promovon autenticitetin që në takimin e parë. Qëllimi është i thjeshtë: nëse e tregon veten ashtu siç je, do ta kuptosh më shpejt nëse personi përballë është vërtet i përshtatshëm për ty.

Çfarë do të thotë "goblintimacy"?

776d40af83e9d9d91a0915d40f9b5c06.jpg

Sipas ekspertes së marrëdhënieve Amy Chan, bëhet fjalë për një reagim ndaj presionit për t'u shfaqur gjithmonë si versioni "ideal" i vetes. Në vend që të përpiqesh të jesh ai që mendon se kërkon tjetri, zgjedh të shfaqësh personalitetin tënd real, me të gjitha veçoritë dhe të metat.

Ky fenomen lidhet ngushtë me epokën e aplikacioneve të takimeve, filtrave dhe inteligjencës artificiale. Në një kohë kur gjithçka në internet duket e kuruar deri në detaj, shumë njerëz po kërkojnë diçka më të sinqertë dhe më autentike.

Pse po bëhet kaq popullor?

117aea7fa5cbbd17cb729cf873a182a6.jpg

Ekspertja Damona Hoffman beson se njerëzit janë lodhur nga lojërat dhe strategjitë e pafundme të takimeve.

"Njerëzit janë lodhur duke u shtirur. Ata po kuptojnë se 'rregullat' e takimeve nuk funksionojnë për të gjithë dhe se është më e rëndësishme të gjesh dikë që të pranon ashtu siç je," shpjegon ajo.

Autenticiteti nuk do të thotë të mos bësh përpjekje

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se "goblintimacy" nuk duhet të keqkuptohet. Të jesh vetvetja nuk do të thotë të paraqitesh në takim pa bërë asnjë përpjekje ose me qëndrimin "më prano ose ik".

Sipas tyre, ekziston një vijë e hollë mes autenticitetit dhe mungesës së interesit. Të tregosh kujdes për pamjen, sjelljen dhe respektin ndaj personit tjetër nuk do të thotë se po shtirresh.

Intimiteti nuk ndërtohet në një takim

51a9ce74785a1f9c665a5c86db12f644.jpg

Një tjetër keqkuptim është ideja se autenticiteti do të thotë të rrëfesh menjëherë çdo traumë apo pasiguri personale. Besimi nuk krijohet brenda pak minutash.

Ekspertët rekomandojnë që bisedat të kalojnë gradualisht nga temat e zakonshme drejt atyre më personale. Pyetje të thjeshta, si "Cili libër apo film të ka ndryshuar mënyrën si e sheh jetën?", mund të krijojnë një lidhje më të thellë pa ushtruar presion mbi tjetrin.

Fundja, "goblintimacy" nuk ka të bëjë me shfaqjen e versionit më të keq të vetes, por me heqjen dorë nga maskat. Ideja nuk është të impresionosh me perfeksion, por të krijosh një lidhje që bazohet në sinqeritet dhe autenticitet.

REELS

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️