Fashion & Beauty

Guida e fillestarëve për eksfoljimin kimik

Guida e fillestarëve për eksfoljimin kimik

Eksfoljimi kimik është një trajtim që mund të përdoret nga të gjitha llojet e lëkurave. Ai bën të mundur stimulimin e ripërtëritjes qelizore duke nxitur daljen në sipërfaqe të lëkurës së re. Si i tillë, ky proces zbeh hiperpigmentimin në lëkurë, ndihmon në reduktimin e akneve, pamjen e rrudhave dhe pastrimin e poreve të lëkurës. Në momentin që përfshini një trajtim të tillë në rutinën tuaj, duhet të keni parasysh disa gjëra të thjeshta.

1 – Zgjedhja e llojit të eksfoljuesit kimik

Eksfoljimi kimik mund të kryhet në mënyra të ndryshme duke filluar nga peeling, acidet hidroksi (Alfa, Beta, Poli) ose enzimat në bazë të nevojave dhe llojit të lëkurës.

2 – Sa shpesh duhet ta përdorni?

Nuk ka rëndësi forma e eksfoljuesit kimik, rëndësi ka që të mos e përdorni më shpesh se 1-3 herë në javë (në bazë të llojit të produktit). Këtu përfshihen edhe larësit që përmbajnë përbërës eksfoljues.

3 – Me çfarë duhet shoqëruar?

Kur përdorni eksfoljues kimik, duhet të eleminoni përbërësit e tjerë aktivë që stimulojnë ripërtëritjen qelizore. Shumë përbërës aktivë në të njëjtën kohë mund të irritojnë lëkurën.

4 – Në çfarë përqëndrimi duhen përdorur?

Për një lëkurë që nuk është mësuar me eksfoljim kimik, nuk duhen përdorur produkte me përqendrim përbërësish eksfoljues më e lartë se 10% kur bëhet fjalë për përdorim vetjak (jo peeling të kryer nga dermatologe, estetiste etj).

5 – Me çfarë produktesh mund të bëni eksfoljim?

Kjo varet nga rutina juaj dhe nevojat e lëkurës. Mund të jetë një larës, tonës, mist, maskë, serum, ampula, krem. Thjesht mos përdorni asnjërën nga këto çdo ditë.

6 – SPF! SPF! SPF!

Eksfoljimi kimik e bën lëkurën shumë të ndjeshme ndaj diellit. Si në çdo postim tjetër, po ju rikujtoj që kremi i diellit duhet vendosur 365 ditë në vit, SIDOMOS nëse eksfoljimi kimik është pjesë e rutinës suaj.

- Shkruar për Anabel nga Sara Gjylbegu, e apasionuar pas kujdesit të lëkurës dhe kuratore e beauty blogger @20ecavjec.

Guida e fillestarëve për eksfoljimin kimik

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Beginner's guide to chemical exfoliation

Guida e fillestarëve për eksfoljimin kimik

Chemical exfoliation is a treatment that can be used by all skin types. It makes it possible to stimulate cell renewal by promoting the emergence of new skin on the surface. As such, this process fades hyperpigmentation on the skin, helps reduce acne, the appearance of wrinkles and cleanses the skin pores. The moment you incorporate such a treatment into your routine, you need to keep a few simple things in mind.

1 - Choosing the type of chemical exfoliator

Chemical exfoliation can be performed in a variety of ways ranging from peeling, hydroxy acids (Alpha, Beta, Poly) or enzymes depending on the needs and type of skin.

2 - How often should you use it?

It does not matter the form of the chemical exfoliator, it does matter that you do not use it more often than 1-3 times a week (depending on the type of product). This includes detergents that contain exfoliating ingredients.

3 - What should be associated with?

When using chemical exfoliators, you should eliminate other active ingredients that stimulate cell renewal. Many active ingredients at the same time can irritate the skin.

4 - In what concentration should they be used?

For skin that is not accustomed to chemical exfoliation, products with a concentration of exfoliating ingredients, higher than 10% should not be used when it comes to personal use (not peeling performed by dermatologists, beauticians, etc.).

5 - With what products can you exfoliate?

It depends on your routine and skin needs. It can be a cleanser, tuna, mist, mask, serum, ampoule, cream. Just do not use any of these every day.

6 – SPF! SPF! SPF!

Chemical exfoliation makes the skin very sensitive to the sun. As in any other post, I am reminding you that sunscreen should be applied 365 days a year, ESPECIALLY if chemical exfoliation is part of your routine.

- Written for Anabel by Sara Gjylbegu, skin care passionate and curator of beauty blogger @ 20ecavjec .

Guida e fillestarëve për eksfoljimin kimik