
Grida Duma mendon se për vajzat dhe gratë e forta gjërat vijnë vetë dhe nuk duhet menduar për Princin e Kaltër sipas mënyrës që përrallat e kanë portretizuar përgjithësisht. Megjithatë Grida është e mendimit se “Princin e Kaltër” – referuar idesë së dashurisë që kemi në kokë – është mirë që secili ta gjejë.
E ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ajo u pyet nga fëmijët nëse e ka gjetur Princin e Kaltër.
“Atë idenë që kemi ne nga përrallat për Princin e Kaltër, gjithsesi është mirë që gjithsecili ta gjejë. Edhe unë mundem ta kem gjetur.”
Në mars të një viti më parë, u përfol se Grida Duma i dha fund martesës 22-vjeçare me Ilir Shqinan. Sipas një dokumentacioni të zotuarar nga Shqiptarja.com, ish-deputetja e PD-së kishte nisur precedurat e divorcit në gjykatën e Tiranës. Në moshën 20-vjeçare, Grida u martua me Shqinan, një emër i njohur në rrethet diplomatike. Ata janë prindër të një djali, Darien.
Në maj, Grida foli në “E diell” për raportin me të birin.
“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të.[...] Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta drejtoj.”