Dy ditë më parë, Kate Middleton solli në jetë fëmijën e saj të tretë. 7 orë më vonë, sikur të mos kishte ndodhur absolutisht asgjë, dukesha u ngrit në këmbë dhe doli para popullit e lyer,e krehur me kujdes, sipër takave dhe mbi të gjithë e qeshur dhe e freskët sikur të kishte bërë gjithçka tjetër, veçse të kishte lindur fëmijë jo.
Ky ishte imazhi që Middleton i shfaqi botës duke ngritur pyetjen: Si ia doli, si është e mundur? Por jo të gjithë ama u mahnitën nga pamja super mami i Kate- it, e cila është pjesë e protokollit mbretëror, kur fill pas lindjes çifti mbretëror në shenjë respekti ndaj njerëzve prezanton anëtarin e ri.
Shumë gra e konsideruan dukjen e Kate- it si të papranueshme, të pavërtetë dhe e cila ushtron presion te mamatë e reja për t’u dukur perfekte edhe pse sapo kanë lindur.
Prezantuesja televizive Katy Hill është një ndër shumë gra, që ndan mendimin se prezantimi i Kate- t para hyrjes së spitalit “Lindo Wing” ishte i gabuar.

Hill u shpreh se teksa Kate vishej, lyhej dhe bëhej gati për kamerat që do të ndizeshin shumë shpejt, humbi disa momente shumë të çmuara ku mund të shplodhej e të merrte veten ndërkohë që qëndronte me vogëlushin e saj. Kaq është dashur dhe mama të shumta kanë postuar foto të tyre, pak orë pas lindjes.
“Unë, 14 orë pasi linda. Nuk do të kisha fuqi të qëndroja në shkallë.”
Qindra komentuese thanë se nga njëra anë u vjen edhe keq për dukeshën, pasi duhet të zbatojë traditën, një traditë qesharake që duhet të marrë fund.
“Jam e sigurt që gjëja e fundit që donte të bënte Kate pak orë pasi lindi ishte të vishte taka e fustan dhe të qeshte para kamerave.” shkruan dikush
“O sa keq më erdhi për Kate. Sa lindi një fëmijë dhe iu desh të bënte sikur ishte mirë e bukur.”
“Do mrekullohesha më shumë nga Kate nëse në vend që të dilte nga spitali krejt perfekte, të dilte si një nënë që vërtet sapo kishte lindur.”
Kaq të revoltuara ishin gratë sa kur menduan që kjo është një sakrificë e të qenurit princeshë, më mirë preferonin të mos ishin kurrë. Iu duk një kosto e lartë dhe çnjerëzore, që s’ia vlen barra qiranë.
Burimi: Daily Mail