Horoscope

Gjithçka që duhet të dish rreth aurave

Gjithçka që duhet të dish rreth aurave

Gjithçka në Univers, përfshirë edhe ty, është e përbërë nga energjia. Edhe pse objektet duken të ngurta, në nivel mikroskopik ato vibrojnë - qoftë një gur, një pemë apo vetë trupi yt. Aura është fusha energjetike që të rrethon, e krijuar nga këto vibracione. Në kulturën indiane quhet prāṇa, ndërsa në filozofitë lindore, qi/chi.

Në thelb, aura është energjia e padukshme që reflekton dhe ndikon në gjendjen tënde fizike, emocionale dhe shpirtërore. Është ajo që njerëzit shpesh e përshkruajnë si “vibrim” ose “energjinë” që dikush transmeton. Kjo shpjegon pse pranë disa personave ndihesh rehat, ndërsa pranë të tjerëve jo edhe aq.

Aura ka tre funksione kryesore:

1. Mbrojtja – Vepron si një barrierë mbrojtëse mes energjisë dhe botës së jashtme, njësoj si lëkura për trupin fizik.

2. Ruajtja – Në shtresat e saj ruhen informacione për gjendjen tënde emocionale, mendore dhe shpirtërore, përvojat e së kaluarës dhe çështje ende të pazgjidhura.

3. Ndërveprimi – Është si një filtër që përpunon energjitë, përshtypjet dhe informacionet që vijnë nga jashtë.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar aurën është të mendosh për energjinë që njerëzit rrezatojnë. Disa të bëjnë të ndihesh nervoz, të tjerët të japin qetësi - kjo është mënyra se si aura e tyre ndikon tek ty.

Si funksionon aura?

Si qenie njerëzore, ne lëshojmë një nivel të ulët elektriciteti, që njihet ndryshe si fushë elektromagnetike. Kjo energji hyn në trup nëpërmjet çakrës së kurorës (ndodhet në majë të kokës) dhe shpërndahet përmes kanaleve të energjisë, të njohura si nadis (janë rreth 72,000 të tilla). Këto nadistakohen në qendra energjetike - të njohura si çakra - që janë si nyje në një autostradë energjie. Ka shtatë çakra kryesore në trupin e njeriut, ndonëse disa besojnë se me zhvillimin e ndërgjegjes kolektive mund të zhvillohen më shumë.

Aura është një sistem energjie më vete, por shpesh anashkalohet. Shumë njerëz njohin funksionet e çakrave, si p.sh., çakra e tretë e syrit që lidhet me intuitën, apo ajo e fytit me komunikimin. Por ajo që shumica nuk e dinë është se informacioni nuk merret drejtpërdrejt nga çakrat, por nga aura.

Shtatë shtresat e aurës

Aura përbëhet nga shtatë shtresa, secila me një ngjyrë që përkon me çakrën përkatëse. Këto shtresa janë:

1. Trupi fizik – Gjithçka që mund të preket dhe shihet.

2. Trupi emocional – Përcakton gjendjen tonë emocionale.

3. Trupi mendor – Lidhet me mendimet dhe proceset logjike.

4. Trupi astral – Është shtresa ku aurat bashkëveprojnë me energjitë e të tjerëve (përfshirë edhe kafshët dhe bimët).

5. Trupi shpirtëror – Lidhet me vullnetin hyjnor dhe zhvillimin shpirtëror.

6. Trupi qiellor – Zona ku përjetojmë botën shpirtërore.

7. Vetja e vërtetë – Na lidh me vetëdijen.


Është interesante se çdo gjë që manifestohet në trupin fizik, fillimisht lind në nivelet më të larta të aurës. Për shembull, një person që gjatë gjithë jetës nuk ka shprehur mendimet e tij mund të krijojë një bllokim në nivelin e aurës, duke përjetuar ngarkesë emocionale. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme fizike si sëmundjet e fytit.Gjithashtu, çakrat nuk ekzistojnë në trupin fizik, por brenda fushës së aurës, ndaj çakra e kurorës dhe ajo e bazës janë jashtë trupit të prekshëm.

Ekzistojnë dy mënyra për të parë një aura:

1. Fotografia Kirlian – Një teknikë që përdor tension të lartë për të kapur fushën energjetike që rrethon një objekt ose qenie të gjallë.

2. Shikimi intuitiv – Disa persona me ndjeshmëri të lartë (psikikë ose intuitivë) mund të “shohin” aurat përmes vizioneve në mendjen e tyre. Ata mund të dallojnë ngjyra, tekstura dhe modele në aurën e dikujt dhe të interpretojnë informacione rreth jetës së tij.

Ngjyrat e aurës mund të përkojnë me ato të çakrave ose të jenë një përzierje e veçantë për çdo person. Megjithatë, kërkon praktikë dhe durim për ta dalluar atë.

Artikuj të sugjeruar:



REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Everything you need to know about auras

Gjithçka që duhet të dish rreth aurave

Everything in the Universe, including you, is made up of energy. Although objects appear solid, on a microscopic level they vibrate - whether it's a stone, a tree, or your own body. The aura is the energy field that surrounds you, created by these vibrations. In Indian culture it is called prāṇa, while in Eastern philosophies, it is called qi/chi.

Essentially, an aura is the invisible energy that reflects and influences your physical, emotional, and spiritual state. It's what people often describe as the "vibration" or "energy" that someone gives off. This explains why you feel comfortable around some people, while not so much around others.

The aura has three main functions:

1. Protection – Acts as a protective barrier between energy and the outside world, much like skin is for the physical body.

2. Storage – Its layers store information about your emotional, mental, and spiritual state, past experiences, and unresolved issues.

3. Interaction – It is like a filter that processes the energies, impressions, and information that come from outside.

A simple way to understand auras is to think about the energy that people radiate. Some make you feel nervous, others give you peace - that's how their aura affects you.

How does the aura work?

As human beings, we emit a low level of electricity, otherwise known as an electromagnetic field. This energy enters the body through the crown chakra (located at the top of the head) and is distributed through energy channels known as nadis (there are about 72,000 of them). These nadis branch into energy centers - known as chakras - which are like nodes on an energy highway. There are seven main chakras in the human body, although some believe that with the development of collective consciousness, more can be developed.

The aura is an energy system in its own right, but it is often overlooked. Many people are familiar with the functions of the chakras, such as the third eye chakra being associated with intuition, or the throat chakra with communication. But what most people don't know is that information is not received directly from the chakras, but from the aura.

The seven layers of the aura

The aura consists of seven layers, each with a color that corresponds to the corresponding chakra. These layers are:

1. Physical body – Everything that can be touched and seen.

2. Emotional body – Determines our emotional state.

3. Mental body – Connects with thoughts and logical processes.

4. Astral body – It is the layer where auras interact with the energies of others (including animals and plants).

5. Spiritual body – Connects to divine will and spiritual development.

6. Celestial body – The area where we experience the spiritual world.

7. True Self – Connects us to consciousness.


Interestingly, everything that manifests in the physical body first arises in the higher levels of the aura. For example, a person who has not expressed their thoughts throughout their life can create a blockage in the aura level, experiencing emotional burden. Over time, this can lead to physical problems such as throat diseases. Also, the chakras do not exist in the physical body, but within the auric field, so the crown and base chakras are outside the tangible body.

There are two ways to see an aura:

1. Kirlian Photography – A technique that uses high voltage to capture the energy field surrounding an object or living being.

2. Intuitive Seeing – Some highly sensitive people (psychics or intuitives) can “see” auras through visions in their minds. They can discern colors, textures, and patterns in someone’s aura and interpret information about their life.

The colors of the aura can match those of the chakras or be a unique blend for each person. However, it takes practice and patience to distinguish it.

Suggested articles: