Si duket Tom Hardy? Askush s’është i sigurt dhe duke marrë parasysh morinë e roleve në të cilat shfaqet me fytyrë të mbuluar, s’kemi faj. Edhe nëse s’e ka fytyrën e mbuluar për një rol, transformohet tërësisht, aq sa nuk njihet më.

Pikërisht kjo po ndodh për rolin e tij të fundit si Al Capone.
Tom Hardy është momentalisht duke xhiruar Fonzo, një film për jetën e Al Capone dhjetë vite pas burgosjes kur edhe filloi të vuante nga demenca. Regjisori Josh Trank postoi disa foto të aktorit në rol dhe shiheni vetë:
Ndërkohë, ja si dukej Al Capone në të vërtetë:
Fonzo do të fokusohet në vitet e fundit të jetës së gangsterit më të famshëm në Amerikë teksa torturohej nga e shkuara para se të vdiste prej një ataku në zemër në moshën 48-vjeçare.