Cara Delevingne dhe Ashley Benson mund ta marrin pa frikë çmimin e parë si çifti më diskret i 2019-ës. Për muaj me radhë është përfolur që mes vajzave mund të ketë diçka, por prej tyre nuk ka ende një konfirmim. Gjithsesi, provat tregojnë të kundërtën. Ashley është gjithnjë aty për të mbështetur modelen në projektet e saj.
Po varëset me inicialet e njëra tjetrës ç’ishin? Së fundmi, pas përfundimit të sfilatës së të Chanel, nga koleksioni i fundit i të ndjerit Karl Lagerfeld, erdhi kjo foto; e postuar nga në Instagram nga stilisti Jamie Mizrahi.
Pranë njëra tjetrës, më të përfshira se kurrë! Për hir të së vërtetës, dyshja ka pafund foto bashkë, por tek asnjëra nuk vihet re kimia sa tek kjo!
Nëse lidhja që përflitet prej kohësh ekziston, kjo është marrëdhënia e parë e Benson me një femër dhe deri më tani gjërat po shkojnë për mrekulli.