Fashion & Beauty

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90 dhe duket yll

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90 dhe
FOTO: Getty

Nëse ju kishte marrë malli për kaçurrelat e kuqe dhe flokët e gjatë dhe natyralë të Nicole Kidman, aktorja sapo riktheu modelin ikonik të viteve 1990.

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90 dhe
FOTO: In Focus/Getty Images

Në fotot e publikuara nga L’Officiel, aktorja duket sikur ka hequr dorë nga flokët biondë në emër të versionit klasik. Në foto, ajo shfaqet me flokët e gjatë dhe të çrregullt që bien supeve.

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90 dhe
FOTO: Niko Tavernise/HBO

Të shohim Kidman flokëkuqe që rikthen modelin klasik me të cilin u bë e famshme në fillim të karrierës së saj si aktore, sigurisht që ka disa doza nostalgjie. Në filmin “Practical Magic” ("Magji praktike") ajo i ka flokët e kuqe dhe me baluke, ndërsa në “Moulin Rouge” ajo e errëson nuancës e së kuqes klasike.  

Kidman ka qenë bionde përgjatë viteve të fundit, ndërsa e riktheu nuancës e së kuqes në vitin 2019 për rolin në filmin “The Undoing” (Zhbërja). Për shumë njerëz, Nicole mbetet një flokëkuqe e përjetshme, edhe pse ajo është treguar e hapur ndaj ndryshimeve ndër vite.

“Kam qenë shumë e gjatë në trup dhe e zbehtë në fytyrë dhe flokët e kuqe me kaçurrela kanë qenë zgjedhje e imja, gati më dukej sikur më përkiste kjo lloj nuance. Por, me kalimin e kohës e kuptova që përtej tipit tim të mbyllur mund të ndryshoja dhe të pranoja dhe tonalitete të tjera për flokët dhe sërish të ndihesha mirë,” tha ajo gjatë një interviste për BBC.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90 dhe
FOTO: Getty

Nëse ju kishte marrë malli për kaçurrelat e kuqe dhe flokët e gjatë dhe natyralë të Nicole Kidman, aktorja sapo riktheu modelin ikonik të viteve 1990.

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90 dhe
FOTO: In Focus/Getty Images

Në fotot e publikuara nga L’Officiel, aktorja duket sikur ka hequr dorë nga flokët biondë në emër të versionit klasik. Në foto, ajo shfaqet me flokët e gjatë dhe të çrregullt që bien supeve.

Nicole Kidman rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90 dhe
FOTO: Niko Tavernise/HBO

Të shohim Kidman flokëkuqe që rikthen modelin klasik me të cilin u bë e famshme në fillim të karrierës së saj si aktore, sigurisht që ka disa doza nostalgjie. Në filmin “Practical Magic” ajo i ka flokët e kuqe dhe me baluke, ndërsa në “Moulin Rouge” ajo e errëson nuancës e së kuqes klasike.  

Kidman ka qenë bionde përgjatë viteve të fundit, ndërsa e riktheu nuancës e së kuqes në vitin 2019 për rolin në filmin “The Undoing”. Për shumë njerëz, Nicole mbetet një flokëkuqe e përjetshme, edhe pse ajo është treguar e hapur ndaj ndryshimeve ndër vite.

“Kam qenë shumë e gjatë në trup dhe e zbehtë në fytyrë dhe flokët e kuqe me kaçurrela kanë qenë zgjedhje e imja, gati më dukej sikur më përkiste kjo lloj nuance. Por, me kalimin e kohës e kuptova që përtej tipit tim introvert mund të ndryshoja dhe të pranoja dhe tonalitete të tjera për flokët dhe sërish të ndihesha mirë,” tha ajo gjatë një interviste për BBC.

Artikuj të sugjeruar: