Të zgjedhësh të bësh flokët gërshetë është padyshim zgjidhja më e zgjuar në verë: nuk ke nevojë t’i stilosh çdo mëngjes, heq qafe flokët e bezdisur mbi një trup të djersitur ditëve të nxehta të verës dhe në fund dukemi stil.
Disa ide janë:
1. Kapini flokët gërshetë që prej fillimit të kokës dhe vazhdoni deri në fund. Më pas, lirojini pak flokët që keni thurur, në mënyrë që të krijoni një stil më voluminoz.
Video-tutorial e gjeni në vijim:
2. Realizoni gërshetin-kurorë për t'u dukur si një princeshë e vërtetë. Thurni gërshetat në të dy anët e kokës dhe fiksojini me kapse në pjesën e prapme. Për ta patur më të qartë, ndiqni videon ilustruese.
3. Këtë herë, nisini gërshetat nga fundi për t'u drejtuar pjesë së sipërme të kokës. Më pas rrotullojeni në formën e topuzit të zakonshëm.
4. Një gjë të ngjashme mund ta krijoni edhe si modeli në foto.
5. Gërshetat që i risolli në modë Kim Kardashian mund të jenë ende një zgjidhje praktike.
6. Të njëjtin model, e ndryshoni në një stil të tillë, duke i kapur gjithë gërshetat në fund.
7. Në fund, disa super modele për ato që s'kanë frikë të eksperimentojnë. Guxoni!