News

Gazetarja i përgjigjet Mustafa Nanos: ‘Të tregoj se cilat janë vajzat me b*le'

Gazetarja i përgjigjet Mustafa Nanos: ‘Të tregoj se cilat

Dy ditë më parë në emsisionin “Provokacija” në ABC news, Mustafa Nano ka rrëfyer historinë e Marsih Alinejad, një gazetareje iraniane e cila ka hequr dorë nga mbajtja e hijabit pasi është zhvendosur në SHBA.

Duke marrë shkas nga historia e kësaj vajze, Nano është përpjekur të bëjë një paralelizim me vendin tonë :

“Edhe në Shqipëri, ku ka një klimë lirie, ku ka një elitë sunduese ateiste, e ku shoqëria e mjedisi publik dominohen nga një frymë laike, nuk të qëllon të shohësh gra muslimane me bole. Nuk ka dalë asnjëra që të thotë faqe botës: Hej njerëz, unë po e heq hijabin, se nuk është për mua”.

Këshu është shprehur analisti, duke vënë theksin tek mendimi i tij se në vendin tonë nuk të qëllon të shohësh gra myslimane që kanë guximin për të bërë atë që vërtetë dëshirojnë.

Të paktën kështu mendojmë se interpretohet fjala “me bole”, nisur nga konteksti në të cilin kjo fjalë përdoret në zhargonin e përditshëm.

Pas këyre fjalëve të Nanos përmes një shkrimi për Tesheshi. com ka reaguar Nada Dosti, një gazetare shqiptare e cila ka zgjedhur me vullnetin e saj të lirë të mbajë veshur hijabin.

Ajo i ka konsideruar fjalët e z. Nano si një akuzë që i drejtohet grave muslimane.

“Të akuzosh femrat myslimane se nuk kanë b*** është sikur të pohosh se një malësor është frikacak për nga natyra dhe se shqiptari është i pabesë në origjinë.”

Më poshtë shkrimi i plotë i Nadas:

Kjo vajza që shihni në foto jam unë. Jam në të 30-at dhe jam gazetare, po ashtu si Masih Alinejad, vetëm se me ca vite mbi supe më pak. Nuk kam shkruar ende një libër, por së shpejti po mendoj ta bëj (le ta shohim). Librin do e kisha titulluar “Mjaft u treguat femrave se çfarë të veshin”, frymëzuar nga nisma “Stop Telling women what To wear”.

Ndryshe nga Alinejad, unë nuk kam lindur në një vend ku mbulesa është e detyrueshme, madje e kundërta është e vërtetë. Kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri, në një shoqëri paragjykuese ku sundon mentaliteti shtypës e patriarkal, ku njerëzit të imponojnë njëtrajtshmërinë dhe të paragjykojnë nëse guxon të jesh ndryshe; të vishesh ndryshe.

Pikërisht në këtë shoqëri të mbyllur e paragjykuese, ku ka plot seksizëm e ku femra shikohet si objekt dhe jo si individ me intelekt, unë pata b*** t’i them JO presionit shoqëror e të vë mbulesën islame. Pata b*** të sfidoj patriarkalizmin dhe seksizmin e një shoqërie, e cila edhe guximin e një femre e mat me organet e mashkullit.

Por ashtu si unë, edhe shumë mikesha të mia që kanë zgjedhur vetë të veshin hijabin, janë përballur me të njëjtën mendësi: me raste edhe duke përfunduar në spital nga dhuna e ushtruar nga të afërmit për të hequr hijabin. Ka pasur raste kur për shkak të shamisë janë përzënë nga shtëpia e janë mohuar si fëmijë.

E për çfarë?

Vetëm pse patëm guximin të jemi ndryshe. E sikur kjo të mos mjaftonte, femrat me shami janë përballuar edhe me ligje diskriminuese, me përjashtime nga shkolla, me heqje nga puna, me ofendime në rrugë. Pra me një shoqëri e cila ua ka mbyllur të gjitha shtigjet e që kërkon të na izolojë në çdo aspekt.

Më thoni ju tani, a nuk duhet b*** të zgjedhësh të sakrifikosh çdo gjë për hir të lirisë tënde dhe vullnetit për ta jetuar jetën ashtu siç do ti? A nuk duhet b*** të përballesh më dhunën e familjes dhe presionin e shoqërisë vetëm pse ti dëshiron të vishesh ndryshe?

Të akuzosh femrat myslimane se nuk kanë b*** është sikur të pohosh se një malësor është frikacak për nga natyra dhe se shqiptari është i pabesë në origjinë.

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

The journalist answers Mustafa Nano: 'Tell you what are the girls with b * le'

Gazetarja i përgjigjet Mustafa Nanos: ‘Të tregoj se cilat
----news/34897/gazetarja-i-pergjigjet-mustafa-nanos-te-tregoj-se-cilat-jane-vajzat-me-b