Postimi i fundit në Facebook i gazetarit Bledi Mane duhet ta ketë vendosur vërtet në siklet moderatorin Arjan Çani, pasi që në fillim, statusi i tij nis me fjalët: “Ka qenë babai im dashnori i mamasë së Arjan Çanit?”
Duke ironizuar zërat që sipas tij, thoshin se ai ishte i privilegjuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në statusin e tij, Mane pretendon se babai i tij, ka pasur marrëdhënie me mamanë e moderatorit, ndërkohë që babai i këtij të fundit punonte si oficer larg familjes. Ai madje shprehet se sipas “konspiracioneve”, vëllai i Arjan Çanit, është fryt pikërisht i kësaj marrëdhënieje dhe ka postuar enkas edhe një foto të tijën dhe të vëllait të moderatorit, Alket Çani, për të ilustruar ngjashmërinë mes të dyve. Lexoni statusin e plotë.
Ka qenë babai im dashnori i mamasë së Arjan Canit? Nga Bledi Mane-Public Enemy Ma përmendnin shpesh herë kur shkoja te e lira zonë e Arjanit. Më përgojonin pse isha aq i privilegjuar dhe gjenin arsye të habitshme. U ngjit gjaku!-më pëshpërisnin por unë nuk ua vija shumë veshin derisa kureshtja filloi të brente ndërgjegjjen. Familja e Haxhi Çanit, një oficeri të ushtrisë shqiptare u transferua në Përmet në fillimet e viteve '70. Haxhiu sunit gjirokastrit i martuar me Konstandinën ortodokse dropullite nuk kishte kohë të harxhonte me familjen por pas mbrojtjes së kufirit pasion tjetër kishte të kënduarin në shtëpinë e kulturës. Babai im, Ahmet Mane asaj kohe një burrë simpatik dhe inteligjent shërbente si shef arsimi i gjithë rrethit të Përmetit. Konstandina Çani ishte mësuese letërsie dhe sipas gojëdhënave babai im e sistemoi në një shkollë të qytetit për ta pasur afër. Konspiracionet nuk ndalen. Mësuesja simpatike pavarësisht burrit oficer që mbetej gjithë kohën larg familjes, mbetet shtatzanë. Arjani i vogël bëhet me një vëlla. Në Përmet lind Alketi. Thonë se ngjan me mua por unë nuk besoj. Dhe si për ironi fati do i lutesha Arjanit, vëllait të madh zhurmues të na gjente ndonjë donator nga ata të programit të tij "Zonë e Lirë" që të sponsorizonte analizat e ADN-së dhe të mblidhnim mendjen. Arjan nuk bën rrobi për 700 mijë lekë. Bëjmë analizat dhe mbledhim mendjen e pastaj kur të kthjellohesh vazhdo merr gjithë njerzit nëpër gojë... Në foto/Bledi Mane dhe Alket Çani