Moderatoren Anjeza Maja do të mund ta ndjekim çdo javë në ERTV, kanalin privat të kryeministrit. Lajmi u bë me dijeni nga vetë Maja, e cila përmes një klipi përmbledhës na prezantoi rubrikën e saj, “E zgjidha”.
“Takohemi çdo javë me histori shqiptare. “E zgjidha” është rubrika ime e përjavshme në ERTV shpresoj të më ndiqni dhe sigurisht të bëni share.” shkruan Anjeza.
Me aq sa mundemi të kuptojmë, “E zgjidha” do të karakterizohet nga një tematikë sociale, ku rasti i parë është ai i një fëmije 9- vjeçar me autizëm. Për më tepër ndiqni videon: