Në një postim në Instagram, Florjan Binaj shkroi se “më në fund, Covid më la”.
“Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi.” – u shpreh ai.
Aktori tregoi se ishte infektuar me Covid-19 më 18 qershor, po në Instagram.
“Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetëizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të krantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!”
Pas raportimit të rastit në media, Binaj u revoltua sepse disa portale shkruan se “Flori infektoi një person në Përmet”. Ai theksoi se do të ndërmarrë masa ligjore.