
I ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, ka qenë fotografi që 20 vite më parë realizoi setin fotografik më të nxehtë dhe provokues me protagoniste zonjën e parë të ardhshme të Amerikës, Melania Trump. Fotot e Alexandre de Basseville kanë bërë xhiron e botës, me shpërndarje masive në rrjete sociale apo media botërore, menjëherë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Ai ka treguar për Arian Çanin njohjen dhe punën me Melanie, që siç ai pranoi, ‘nuk ishe si gjithë të tjerat'.

“Në kohën që e fotografova unë, Melania nuk ishte e famshme. Ishte 25 vjeçe. Pikërisht në atë kohë u prezantua për herë të parë me Trump-in. Ishte fundi i epokës komuniste. Muri i Berlinit sapo kishte rënë dhe vajzat e lindjes sapo nisën të vinin. Kishin probleme me ushqimin, ishin me dhëmbë të prishura. Por Melanie ishte ndryshe, ishte gati fizikisht dhe dhëmbët i kishte në rregull. Ajo vinte nga Sllovenia. Kjo më interesoi”, tregon ai.

“Kishte një natyrë që i kishte gjithnjë përgjigjet gati. Bënte pyetje që nuk ishin normale për modelet dhe për moshën e saj. Ishte shumë e përgatitur”, dha ai kështu një përgjigje për dyshimet se Melania ka qenë një agjente e Vladimir Putin, gjë që, sipas thashethemeve, dyshohet se çoi në fitoren e Trump-it falë mbështjetjes së Presidentit të Rusisë”.

“Unë nuk pëlqej ta përziej jetën time private me punën,”- u përgjigj Ale i pyetur nga Çani nëse kishte bërë seks me Melania-n. “Mendoj se ajo ishte gati që të kishim diçka më shumë, por unë e refuzova. Nuk është tipi që më tërheq, është shumë plastike”.
Burimi: Who