Metropolitan

Filmi grek me personazhe shqiptare, bujë në Kanë

Filmi grek “Ksenia” i regjisorit Panos Koutras, që u shfaq në sesionin “Një vështrim” të festivalit të 67-të kinematografik të Kanës, ka impresionuar publikun dhe kritikët.
Koutras tregon historinë e dy adoleshentëve shqiptarë të brezit të dytë që, kur nëna e tyre shqiptare vdes, nisen nga Athina për në Selanik që të gjejnë babain e tyre, që i kishte braktisur kur këta ishin shumë të vegjël.

Koutras–in e intereson marrëdhënia që krijohet gradualisht ndërmjet dy vëllezërve, përmes udhëtimit të tyre (Dani, më i vogli, jetonte në Kretë me nënën, ndërsa më i madhi, Odisea punonte në Athinë). Në rrugën e tyre do të ndalojnë fillimisht në Larisa për të takuar një ish- mik të së ëmës, kalojnë një ditë dhe një natë në një hotel të braktisur “Ksenia” (në disa prej skenave më të mira të filmit), para se të mbërrijnë përfundimisht në Selanik, ku Odisea merr pjesë në një konkurs kënge dhe Dania ia arrin të takojë babain e supozuar.

Koutras ka bërë një film të bukur, shumë njerëzor, të spërkatur me humor, me karakteret të vendosur në sfondin e realitetit grek, ku nuk mungojnë as skenat e dhunës dhe terrorizimit të emigrantëve nga Agimi i Artë.

Në anët pozitive të filmit përfshihen edhe interpretimet shumë të mira, sidomos të dy protagonistëve, Kosta Nikuli (Dani) dhe Niko Ngjela (Odisea).

Burimi: Greqia në Tiranë

Trajleri i filmit: 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb