Në “Shiko kush luan” ndryshimet nuk bëhen vetëm në fillim të sezonit. Pra, mesa duket Marsela Çibukaj nuk do të jetë më pjesë e progamit të së shtunës dhe vendin e saj do ta zërë sërish Fifi, që ishte pjesë e sezonit të kaluar pas largimit nga “Xing me Ermalin”.
Siç mund ta shihni edhe në video, Fifi duket teksa këndon gjatë një pjese të programit.
Marsela Çibukaj do të jetë tek emisioni i Jonida Shehut, "Soirée".