Fashion & Beauty

Çfarë duhet të dini para se të rruani fytyrën me brisk

Çfarë duhet të dini para se të rruani fytyrën me

E keni parë se si të gjitha vajzat e rrjeteve sociale papritur u bënë aq të guximshme sa nisën të rruajnë fytyrën me brisk? Brisku ka qenë makthi më i madh i depilimit prej kohësh, por fatkeqësisht zgjidhja më e shpejtë. Thuhet se të shton qimet, i forcon, i rrit më shpejt, irriton lëkurën, gjithë të zezat me pak fjalë. Atëherë pse duhet vendosur diçka e tillë në fytyrë?

Unë nuk do ta provoja. Ndihem sikur kam marrë mjaftueshëm nga ADN-ja e tim eti dhe s’do doja të rrezikoja me një mjekër të dendur, por njerëzit e bëjnë sepse fytyra u duket më e pastër dhe grimi fle në mënyrë të shkëlqyer.

Ndaj unë kërkova në internet, pashë pafund video dhe mësova se në fakt nuk është e vërtetë që brisku e rrit qimen më të fortë dhe më të zezë. Rruajtja me brisk nuk ndikon fare tek qelizat e keratinës që formojnë qimen.

Por rruajtja me brisk është një lodhje e vërtetë krahasuar me dyllin, fijen apo kremrat e depilimit. Dhe ky është problemi. Mes kujdesjes për thonjtë, flokët, makeup-in dhe pastrimin e fytyrës, kush ka nerva të depilohet çdo ditë, vetëm për një lëkurë më të butë dhe pa push?

Në një botë ku qimet tek vajzat stigmatizohen kaq shumë, mund të jetë shumë stresuese të parandalosh çdo ditë rritjen e tyre, mbi të gjitha për personat që kanë probleme hormonale. Përdorimi i kontraceptivëve që ndikon në uljen e androgjenit mund të ndikoë dhe kremra të ndryshëm mund të ulin ritmin e rritjes së qimeve. Lazeri permanent është gjithashtu një zgjidhje ideale dhe më efektive se rruajtja.

Edhe pretendimet se rruajtja e lëkurës me brisk parandalon plakjen e lëkurës, janë gjepura. Burrat kanë lëkurë më të trashë dhe më të re, sepse kanë lëkurë 25% më të trashë të lëkurës krahasuar me gratë, falë androgjenit mashkullor. Burrat prodhojnë më shumë sebum, që është vaji që mban fytyrën të hidratuar dhe të mbushur. Dhe burrat kanë më dendësi më të madhe të kolagjenit në fytyrë, prandaj gratë plaken më shpejt.

Çfarë duhet të dini para se të rruani fytyrën me

Rruajtja mund të pastrojë lëkurën nga qelizat e vdekura dhe ta bëjë të duket më e butë, por nëse përdorni scrub po bëni mjaftueshëm.

Megjithatë nëse jeni të gatshëm të sakrifikoni minutat tuaja dhe ta provoni rruajtjen me brisk, sigurohuni të gjeni të brisk të mprehtë, të lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe të vendosni një krem që nuk shkumon për të shmangur kontaktin e plotë të brisket me lëkurën.

REELS

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

----fare-duhet-te-dini-para-se-te-rruani-fytyren-me-brisk