Showbiz

Eurovision 2026: Ja renditja zyrtare e performancave në finale

Eurovision 2026: Ja renditja zyrtare e performancave në finale
Foto: Alis Kallaçi / Eurovision 2026

Pas kualifikimit në finalen e madhe me këngën “Nân”, Alis Kallaci do të ngjitet sërish në skenën e Eurovision të shtunën, më 16 maj, ku do të performojë i pesti në renditjen zyrtare të finales.

Organizatorët publikuan gjatë natës renditjen e performancave për natën finale të Eurovision 2026 në Vjenë dhe Shqipëria do të vijë menjëherë pas Belgjikës dhe përpara Greqisë. 

Performanca e Alis në gjysmëfinale u komentua gjerësisht për atmosferën emocionale që solli në skenë. 

Kjo është lista e plotë e performancave në finale:

1. Danimarka – Søren Torpegaard Lund – “Før Vi Går Hjem”
2. Gjermania – Sarah Engels – “Fire”
3. Izraeli – Noam Bettan – “Michelle”
4. Belgjika – ESSYLA – “Dancing on the Ice”
5. Shqipëria – Alis – “Nân”
6. Greqia – Akylas – “Ferto”
7. Ukraina – LELÉKA – “Ridnym”
8. Australia – Delta Goodrem – “Eclipse”
9. Serbia – LAVINA – “Kraj Mene”
10. Malta – AIDAN – “Bella”
11. Çekia – Daniel Zizka – “CROSSROADS”
12. Bullgaria – DARA – “Bangaranga”
13. Kroacia – LELEK – “Andromeda”
14. Mbretëria e Bashkuar – LOOK MUM NO COMPUTER – “Eins, Zwei, Drei”
15. Franca – Monroe – “Regarde !”
16. Moldavia – Satoshi – “Viva, Moldova!”
17. Finlanda – Linda Lampenius x Pete Parkkonen – “Liekinheitin”
18. Polonia – ALICJA – “Pray”
19. Lituania – Lion Ceccah – “Sólo Quiero Más”
20. Suedia – FELICIA – “My System”
21. Qipro – Antigoni – “JALLA”
22. Italia – Sal Da Vinci – “Per Sempre Sì”
23. Norvegjia – JONAS LOVV – “YA YA YA”
24. Rumania – Alexandra Capitanescu – “Choke Me”
25. Austria – COSMÓ – “Tanzschein”

Finalja e Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet më 16 maj në Wiener Stadthalle të Vjenës dhe do të transmetohet live në orën 21:00.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Eurovision 2026: Here is the official ranking of performances in the grand final

Eurovision 2026: Ja renditja zyrtare e performancave në finale
Photo: Alis Kallaçi / Eurovision 2026

After qualifying for the grand final with the song "Nân", Alis Kallaci will take to the Eurovision stage again on Saturday, May 16, where she will perform fifth in the official final standings.

Organizers announced overnight the performance order for the final night of Eurovision 2026 in Vienna, and Albania will come immediately after Belgium and ahead of Greece. 

Ali's performance in the semi-finals was widely commented on for the emotional atmosphere she brought to the stage. 

This is the full list of performances in the final:

1. Denmark – Søren Torpegaard Lund – “Før Vi Går Hjem”
2. Germany – Sarah Engels – “Fire”
3. Israel – Noam Bettan – “Michelle”
4. Belgium – ESSYLA – “Dancing on the Ice”
5. Albania – Alis – “Nân”
6. Greece – Akylas – “Ferto”
7. Ukraine – LELÉKA – “Ridnym”
8. Australia – Delta Goodrem – "Eclipse"
9. Serbia - LAVINA - "Kraj Mene"
10. Malta - AIDAN - "Bella"
11. Czech Republic - Daniel Zizka - "CROSSROADS"
12. Bulgaria - DARA - "Bangaranga"
13. Croatia - LELEK - "Andromeda"
14. United Kingdom - LOOK MUM NO COMPUTER - "Eins, Zwei, Drei"
15. France - Monroe - "Regarde!"
16. Moldova - Satoshi - "Viva, Moldova!"
17. Finland - Linda Lampenius x Pete Parkkonen - "Liekinheitin"
18. Poland - ALICJA - "Pray"
19. Lithuania - Lion Ceccah - "Sólo Quiero Más"
20. Sweden - FELICIA - "My System"
21. Cyprus - Antigoni - "JALLA"
22. Italy - Sal Da Vinci - "Per Semper Sì"
23. Norway - JONAS LOVV - "YA YA YA"
24. Romania – Alexandra Capitanescu – “Choke Me”
25. Austria – COSMÓ – “Tanzschein”

The final of the Eurovision Song Contest 2026 will be held on May 16 at the Wiener Stadthalle in Vienna and will be broadcast live at 9:00 PM.