Metropolitan

Eurovision 2026: 10 shtetet e para që shkuan në finale

Eurovision 2026: 10 shtetet e para që shkuan në finale
Eurovision 2026 / Felicia - "My System"

Eurovision 2026 nisi zyrtarisht dhe gjysmëfinalja e parë përcaktoi 10 shtetet e para që do të ngjiten në finalen e madhe të së shtunës.

15 vende konkurruan në skenën e Wiener Stadthalle në Vjenë, por vetëm 10 prej tyre siguruan një vend në finale. Shtetet që kaluan janë: Belgjika, Kroacia, Finlanda, Greqia, Izraeli, Lituania, Moldavia, Polonia, Serbia dhe Suedia.

Ndër performancat më të komentuara të mbrëmjes ishte Suedia me “My System” nga Felicia, që konsiderohet prej javësh një nga pretendentet kryesorë të këtij edicioni. Edhe Finlanda arriti të tërhiqte vëmendje me performancën energjike të Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen.

Nga ana tjetër, disa vende mbetën jashtë finales, mes tyre Portugalia, Estonia, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe San Marino.

Votimi në gjysmëfinalen e parë u bë nga publiku dhe juritë e vendeve pjesëmarrëse, si edhe nga Italia, Gjermania dhe vota online e shteteve të tjera.

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet më 16 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë zhvillohet më 14 maj, ku do të përcaktohen edhe 10 finalistët e tjerë. Alis, me këngën "Nan", do të performojë i 13-ti në gjysmëfinalen e dytë.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Eurovision 2026: The first 10 countries to reach the final

Eurovision 2026: 10 shtetet e para që shkuan në finale
Eurovision 2026 / Felicia - "My System"

Eurovision 2026 has officially begun and the first semi-final determined the top 10 countries that will advance to Saturday's grand final.

15 countries competed on the stage of the Wiener Stadthalle in Vienna, but only 10 of them secured a place in the final. The countries that advanced are: Belgium, Croatia, Finland, Greece, Israel, Lithuania, Moldova, Poland, Serbia and Sweden.

Among the most commented performances of the evening was Sweden with "My System" by Felicia, who has been considered one of the main contenders of this edition for weeks. Finland also managed to attract attention with the energetic performance of Linda Lampenius and Pete Parkkonen.

On the other hand, several countries were left out of the final, including Portugal, Estonia, Georgia, Montenegro and San Marino.

Voting in the first semi-final was done by the public and juries of the participating countries, as well as from Italy, Germany and online votes from other countries.

The grand final of the Eurovision Song Contest 2026 will be held on 16 May, while the second semi-final will take place on 14 May, where the other 10 finalists will be determined. Alis, with the song "Nan", will perform 13th in the second semi-final.