Uljet e sezonit të verës më në fund po afrojnë! Të gjitha femrat do të jenë në rradhë duke shpresuar që veshjet apo aksesori që i ka ngelur fiksim do të jetë ende por mbi të gjitha me një cmim më të mirë.
Të gjithë do të dalin nëpër dyqane për të parë se çfarë mund të blejnë me një çmim më të leverdisshëm. Por kujdes! Ndonjëherë rrëmbehemi nga entuziasmi i uljeve dhe sapo gjejmë një gjë që na duket e ‘lirë’ e blejmë pa e menduar dy herë. Sa herë na ka ndodhur të blejmë diçka nga gëzimi i momentit dhe më vonë jo vetëm që nuk e kemi veshur, por kemi kuptuar që nuk kemi kur ta veshim dhe blerja jonë e momentin ka qëndruar në dollap.
Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe racional në zgjedhjet që bëjmë, jo thjesht të vrapojmë për të kapur uljet. Më poshtë këshilla se kush janë blerjet e zgjuara që duhet të bëjmë në sezon uljesh.