Besojeni ose jo, kanë kaluar 4 muaj që nga skandali i Tristan Thompson dhe Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e Kylie-it.
Pas shumë hipotezash, aludimesh dhe teori nga më të ndryshmet, realiteti është ky: Kylie dhe Jordyn janë sërish shoqe!
Sipas Us Weekly, vajzat po flasin sërish me njëra tjetrën dhe marrëdhënia e tyre deri tani është në rrugë të mbarë. Në fakt, ata që vune re të parët shenja paqeje mes vajzave ishin fansat të cilët vunë re se e ndiqnin njëra tjetrën në Instagram dhe jepnin ndonjëherë pëlqenin edhe fotot e njëra tjetrës.
Sigurisht e gjithë kjo ka një “por” sepse mos prisni që gjërat të jenë si më parë! Thuhet se Kylie dhe ish-mikesha e zemrës shkruhen me njëra tjetrën, por ajo as që ka ndërmend të jetë aq e afërt me të si dikur. Me siguri Khloe i kalon para syve në çdo sekondë.
Deri më tani, nuk kanë postuar asnjë foto që prej shpërthimit të skandalit, por nga klani Kardashian-Jenner mund të presim çdo gjë pa u habitur aspak.