Lifestyle

Të vjen për të vjellë kur sheh telefonin në makinë? Ky opsion i iPhone është bërë për ty

Të vjen për të vjellë kur sheh telefonin në
Foto ilustruese

A të ka ndodhur të përdorësh telefonin në makinë dhe papritur të ndihesh sikur gjithçka po rrotullohet, ndërsa të vjen edhe ndjesia e të përzierave? Pikërisht për këtë arsye, Apple ka shtuar një opsion që pothuajse askush nuk e përdor (sepse me gjasë nuk e di që ekziston).

Fillimisht, pse ndodh të kemi probleme nëse përdorim telefonin gjatë udhëtimin me makinë? Sepse tre sisteme në trup nuk bien dakord mes tyre: shikimi, veshi i brendshëm që kontrollon balancën dhe receptorët e trupit.

Kur sheh ekranin, sytë “mendojnë” që je i palëvizshëm. Ndërkohë, trupi e ndjen çdo lëvizje të makinës. Ky “konflikt” është arsyeja pse mund të kesh marramendje, të përziera, të të dhembë koka apo të ndihesh i çorientuar. Dhe sa më shumë të rrish në telefon, aq më e fortë bëhet kjo ndjesi.

Çfarë është ky funksion në iPhone dhe si funksionon

“Vehicle Motion Cues” dhe është pjesë e sistemit iOS 18. Në praktikë, ai shton disa pika të vogla të animuara në anët e ekranit që lëvizin sipas drejtimit të makinës. Duket e thjeshtë, por ideja është shumë më interesante:

- i jep syve një “sinjal vizual” që përputhet me lëvizjen që ndjen trupi
- redukton konfuzionin mes syrit dhe veshit të brendshëm

Si ta aktivizosh në iPhone

Nëse do ta provosh:

1. Shko te Settings.
2. Kliko Accessibility.
3. Pastaj Motion.
4. Aktivizo Show Vehicle Motion Cues

Ke tre opsione:

Off – i fikur
Automatic – aktivizohet vetëm kur je në makinë
On – gjithmonë aktiv

Rekomandohet “Automatic”, që të mos të të bezdisë kur nuk duhet.

Funksionon për të gjithë? Jo, domosdoshmërisht. Disa njerëz thonë që i ndihmon menjëherë. Të tjerë thonë që nuk bën diferencë, madje i bezdis. Sepse, si çdo gjë që lidhet me trupin, reagimi është personal. Por ju provojeni gjithsesi.

REELS

Komenti mbi videon në fjalë është bërë nga @sindisalaj, kryeredaktore e Anabel, si një qëndrim personal-editorial mbi debatin e krijuar.

Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë.

Trendi i ri në rrugët e Tiranës? Quhet Geek Bar Mini nga @evapifyclouds ⚡️

Kush ka të drejtë? Ndajeni muhabetin!

“Syri magjik” që s’fle kurrë!🚪 Me EZVIZ DP2 sheh kush është te dera edhe kur s’je në shtëpi, madje i flet direkt nga telefoni! Me kodin ANABEL e përfiton me 15% ulje. ;)

Pyetje për ANABEL

Janë apo s’janë 🙂‍↕️

Lutuni, manifestoni dhe VOTONI 0️⃣ 5️⃣ @aliskallaci Suksese!!!

Vetë Zot, vetë shkop! 😎