Horoscope

Si do të jetë kjo javë për ty, sipas leximit të letrave tarot

Si do të jetë kjo javë për ty, sipas leximit të letrave

Letra e tarotit për këtë javë është ‘The Empress’, e cila përfaqëson kreativitetin, bukurinë, bollëkun dhe sensualitetin. Ajo të tregon se pse je zgjuar deri në mesnatë duke kërkuar receta për një darkë ose pse ke ndjerë nevojën urgjente për të dekoruar shtëpinë.
 
Ka shumë gjasa që gjatë kësaj jave të kërkosh ushqim të mirë, biseda të këndshme dhe ambiente të ngrohta, gjë që e bën këtë letër perfekte për ditët në vijim. Qoftë duke udhëtuar në shtëpi për festat, duke organizuar darkën tënde të parë ose duke qenë vetëm, ajo tregon se do jesh në humor për të llastuar veten dhe të tjerët rreth teje, në mënyrë të veçantë.
 
‘The Empress’ ka energjinë më të mirë të mikpritjes. Imagjino veten duke përgatitur një super recetë, duke ndezur qirinj, duke mbushur gotat e verës dhe duke u shoqëruar me të ftuarit. Atmosfera do të jetë perfekte!

Si do të jetë kjo javë për ty, sipas leximit të letrave
 
Kjo letër sugjeron se njerëzit do të jenë aty për ty gjithashtu, ndoshta edhe në mënyra të papritura. Nëse je e përgatitur për një darkë familjare të tensionuar ose nuk ke pritshmëri të larta për festat në përgjithësi, ka shumë gjasa që gjërat të shkojnë më mirë sesa e mendon. Ka një nuancë gëzimi në ajër këtë javë dhe ajo (me shumë gjasë) do t’i frymëzojë të tjerët të jenë më të sjellshëm.
 
Në punë, do të duket sikur je futur në një kaos kreativiteti, ku planifikon dhe përfundon projekte me kolegët, duke të lejuar të futesh lehtësisht në humor më të mirë. Në marrëdhënie, mund të presësh një ndjenjë më të thellë lidhjeje, sikur jeni një ekip i vërtetë. Nëse je single, ka shumë gjasa që disa biseda të papritura të nisin nëpër rrjeteve sociale.
 
Po rri në shtëpi këtë javë? Sa mirë! Është vërtet momenti ideal për të pushuar dhe rikarikuar. Meqenëse ‘The Empress’ ka të bëjë me bukurinë dhe sensualitetin, duhet të kesh një ditë në qetësi totale! E meriton!

 

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️