Showbiz

Pas lajmeve për kultivimin e kanabisit në shtëpi, Belina dhe Elvis Pupa s’e kursejnë ironinë

Pas lajmeve për kultivimin e kanabisit në shtëpi, Belina dhe

Disa muaj më parë, Belina dhe Elvis Pupa, u përfolën se në shtëpinë e tyre kultivonin kanabis dhe se kishin kryer ndërhyrje në furnizimin e energjisë elektrike. Më tej, pas paraqitjes në gjykatë, Belina u shpall e pafajshme, pasi në fakt, shtëpia në pronësi të saj, ishte dhënë me qira.

Gjithsesi, mesa duket Elvisit dhe Belinës s’i del e keqja me përhapjen e lajmit dhe rishtazi, kanë publikuar një video, ku ironizonin këto lajme, duke u vetëquajtur “grupi armëqësor Midhja”.

Çfarë thonë ata në video?

Elvisi: “Ne jemi grupi armiqësor “Midhja”. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit”.
Belina: “Hidrocentralin e kam pasur unë, pra!”
Elvisi: “Po unë çfarë kam pasur?”
Belina: “Ti ke pasur serat!”
Elvisi: “Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë, more!”
Belina: “Po ç’do të thotë bota për ne?”
Elvisi: “Bota? “E hodhën dobiçin në ferr e tani dalin na hedhin hi syve ne.”, përfundoi ai me sarkazmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Belina Pupa (@belinapupa)

Sa i përket rastit të shumëpërfolur, më 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq, në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në një deklaratë për Dritare Tv, Belina shprehu se ambienti ku janë evidentuar shkeljet ligjore ishte një pronë në emrin e saj, por e dhënë me qira.

Gjithashtu u dyshua se edhe Elvis Pupa ishte përfshirë në të njëjtën çështje dhe u raportua se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane. Megjithatë, aktori i përgënjeshtroi aludimet dhe adresoi gjithë manipulimet që iu bënë ngjarjes.

 

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉