Anabelizim

“Janë truqe të vjetra”: Një sqarim i nevojshëm mbi debatin

“Janë truqe të vjetra”: Një sqarim i nevojshëm
Foto: "Wake up" / Top Channel

Gjatë emisionit të sotëm në “Wake Up”, Heidi Baci reagoi ndaj artikullit tim të djeshëm mbi përdorimin e termit “reset” në kontekst lufte. Ajo u shpreh:

“Ideja është që hiperbolizimi, ndonjëherë duke hequr nga konteksti disa fjalë, për t’i vënë afër disa katastrofave rrëqethëse botërore, për të krijuar këtë hiperbolizimin dhe këtë polemikën mediatike, madje duke e ulur nivelin e temës për të cilën flitet, duke e lidhur vetëm me një personazh me një situatë, mendoj që është pak e turpshme. Këto ekzagjërimet janë truqe shumë të vjetra dhe unë e kuptoj. Mendoj se është çmenduri të mendosh se dikush dëshiron luftë sot. Mendoj që fjala është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është interpretimi edhe narrativa. Unë nuk mendoj se janë tendencioze, mendoj që lidhen me paaftësinë për të kuptuar se çfarë po flitej në atë moment. Janë gjëra që shkojnë përtej personazhit [...]”

Është parim bazë i gazetarisë që çdo person i përmendur në një analizë të ketë të drejtën e kundërpërgjigjes; kjo është mëse normale. Po aq normale sa është analiza e një deklarate publike.

Debatet mbi mënyrën si flasim për luftën, për përshkallëzimin dhe për përgjegjësinë e deklaratave publike janë të shëndetshme. Por ka një vijë të hollë mes kundërargumentit dhe etiketimit.

Të cilësosh një analizë si “të turpshme” apo si “truk i vjetër mediatik” nuk është një këndvështrim tjetër, por një pretendim mbi qëllimin. Sugjeron se analiza është bërë për polemikë apo për të ulur nivelin e debatit. Dhe ky është një pretendim që, në këtë rast, nuk qëndron.

Artikulli im nuk kishte qëllim të hiperbolizonte dhe as të krijonte polemikë. Ai analizoi një term (reset) në kontekstin ku u përdor: një diskutim mbi luftën dhe përshkallëzimin global. Referencat historike nuk ishin për ta dramatizuar, por për të dhënë shembuj. Kur një koncept përdoret në një kontekst të caktuar, është e nevojshme të shqyrtohet se çfarë ngarkese mbart ai në histori.

Mund të jem keqkuptuar. Mund të jetë keqkuptuar edhe ajo. It’s okay. Por duket sikur jemi kthyer në një shoqëri ku mjafton një “keqkuptim” (gjithmonë nëse ka qenë i tillë) dhe menjëherë kalojmë në etiketime: “e turpshme”, “paaftësi për të kuptuar”, “hiperbolizim për klikime” në vend që të qëndrojmë te argumenti.

Tekefundit, nëse fjala është e rëndësishme, siç u tha me të drejtë, atëherë edhe mënyra si i përgjigjemi interpretimit të saj është po aq e rëndësishme.

Ky debat nuk ishte personal. Nuk është as tani.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.