
Khloe Kardashian pranoi se e ka goditur me shuplakë ish-të dashurin e saj Tristan Thompson, por arsyeja nuk ishte tradhtia e tij. Gjatë podkastit të saj “Khloé in Wonderland”, ajo tregoi se ish-partneri e kishte surprizuar me një serenatë nga këngëtari Giveon.

“Ishte një ditë e zakonshme sepse nuk e prisja fare,” kujtoi ajo, por e konsideroi momentin shumë të sikletshëm, madje tha se gjatë asaj kohe Giveon “nuk ishte ai që është sot”.
Më tej tha:
“Mbaj mend që e urreja Tristan-in, i thosha: ‘Pse po e bën këtë?’ ndërsa Giveon po këndonte me gjithë shpirt. Tristan-i po përpiqej të ulej pranë meje dhe unë e godisja me shuplakë, ndërkohë që i shkreti Giveon vazhdonte të këndonte,” tregoi ajo.

Khloe sqaroi se incidenti kishte ndodhur vite më parë, para lindjes së djalit të tyre, Tatum. Por, ajo nuk dha më shumë detaje mbi arsyet pse ishte aq e acaruar me ish-in.
Të dy ata ishin në një lidhje nga viti 2016 deri në vitin 2021. Gjatë marrëdhënies së tyre, ata u përfolën për një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh. Në vitet 2018 dhe 2022 ata u bënë prindër të dy fëmijëve, teksa ende po përballeshin me një sërë lajmesh që qarkullonin mbi skandalet e tradhtisë së Tristan-it.

Që prej ndarjes përfundimtare, Khloe Kardashian ka mohuar vazhdimisht thashethemet për ribashkim. Në dhjetor të vitit 2025, një ndjekës në Instagram e paralajmëroi se Tristan-i “nuk do të ndryshojë kurrë”. Khloe Kardashian iu përgjigj:
“Ai është babai i fëmijëve të mi dhe gjithmonë do të jetë pjesë e familjes sonë. Faleminderit gjithsesi, më beso. Fëmijët e mi janë gjithmonë të parët.”
Pavarësisht tradhtive, ajo vazhdon të ruajë një marrëdhënie miqësore me ish-partnerin për shkak të prindërimit. Ata janë parë së bashku gjatë festave të ditëlindjeve të fëmijëve në vitet e fundit. Vitin e kaluar, ajo tregoi në programin “Keeping Up With the Kardashians” se vajza e saj beson se dyshja janë të martuar. Khloe e mbrojti këtë vendim, duke shpjeguar:
“Fëmijët nuk duhet të përfshihen në problemet e të rriturve.”





