Anabelizim

Çfarë na la pas Rezarta Reçi: si të jetosh edhe kur nuk është e lehtë

Çfarë na la pas Rezarta Reçi: si të jetosh edhe kur nuk
Foto: Rezarta Reçi

“Të gjithë rendim drejt fundit. Por unë dua të iki nga kjo jetë më shpejt. Teksa jam në lëvizje. E re.”

Këtë fjali Rezarta Reçi, e cila u nda nga jeta dje (e diel, 1 shkurt), ia tha gazetarit Leonard Veizi teksa zbriste shkallët e Teatrit Kombëtar, pas homazheve për një artist. E tha si shaka dhe si filozofi njëkohësisht. Nuk ishte cinizëm. Ishte një mënyrë për të çliruar frikën, për ta shndërruar të pashmangshmen (vdekjen) në diçka që nuk të sundon. Dhe, mbi të gjitha, ishte shprehja e një vendimi të hershëm: të mos e jetonte jetën si pritje.

Rrëfimet e Rezarta Reçit ndër vite, të shpërndara në intervista e shkrime, lidhen nga një fije e qartë: dashuria për komunikimin, integriteti ndaj njeriut përballë dhe refuzimi për ta shtyrë jetën “për më vonë”.

Gazetaria, mënyra e saj për të dashur njerëzit

Kur u pyet pse zgjodhi gazetarinë, përgjigjja e saj është e prerë: “Komunikimi”. Pastaj e shpjegoi më gjatë: dëshira për kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz që “shndërrohen në personazhe” sepse kanë çfarë të rrëfejnë e çfarë të japin.

Në ekran e në mikrofon, nga Radio Tirana te televizioni, Rezarta Reçi u bë e njohur jo vetëm për pyetjet, por për një etikë: nuk e tradhtonte personazhin, nuk nxirrte asgjë që tjetri nuk e donte. Emisionet e saj, si “Arratia e Peshkut të Kuq” apo “Tema dhe Dilema”, ishin një hapësirë ku njerëz të njohur e të panjohur, falë komunikimit, “të shndërroheshin në personazhe” dhe linin pas një copëz kuptimi. Ajo e quante këtë përvojë “riformatimin tim të vazhdueshëm”, si të thuash: çdo njeri që dëgjon me vëmendje, të ndryshon pak.

Çfarë na la pas Rezarta Reçi: si të jetosh edhe kur nuk

“Mbill dashuri, korr buzëqeshje. Në mundsh!”

Në një intervistë të vitit 2022, mesazhi i jetës së saj u përmblodh në një fjali: “Jeta është dashuri dhe duhet jetuar cilësisht.” Dhe më tej shtoi: “Mbill dashuri, korr buzëqeshje! Në mundsh!"

Këto nuk ishin fjali të bukura sa për tituj, por mënyra e saj e jetesës. Në rrëfimet për familjen - prindërit, vajzën, bashkëshortin - kjo dashuri u shfaq si strukura e fortë që e mbante në këmbë. Lumturinë ajo nuk e maste me gjëra të mëdha, por me çaste të vërteta e të vogla: një buqetë lulesh, diplomimi i vajzës, një bibliotekë me libra.

Sëmundja dhe vendimi për të mos jetuar si e sëmurë

Kur u përball me kancerin, Rezarta Reçi dha një nga mësimet më të vështira për t’u pranuar: frika nuk ishte dhimbja, por “zvarritja” - një jetë e cunguar vetëm në etiketën “i sëmurë”.

Ajo e pranoi hapur se nuk e donte idenë e një jete në shtrat, me kimioterapi dhe pritje. Por dashuria e të tjerëve u kthye në arsye për të jetuar. Në daljet publike, Rezarta tregoi se e shtyu veten të luftonte jo sepse donte rolin e “luftëtares”, por “për hir të respektit dhe dashurisë së të tjerëve”.

“Nuk dua të jetoj si e sëmurë! Dua jetë aktive me çdo kusht!” tha ajo. Në rrëfimet e mëvonshme, tregoi se nuk u shtri asnjë ditë. Dilte edhe kur nuk kishte fuqi, i fliste vetes: “Çohu, lyej buzët” - një rit i vogël dinjiteti, një mënyrë për ta shpëtuar veten nga dorëzimi.

Çfarë na la pas Rezarta Reçi: si të jetosh edhe kur nuk

Ky qëndrim nuk vinte nga dëshira për heroizëm. Përkundrazi, Rezarta e njihte mirë veten dhe e përshkruante kështu:

“Paqësore, tolerante, meditative dhe e heshtur, kokëfortë paksa, romantike dhe ëndërrimtare, një peshk që i pëlqen të notojë në ujëra të qeta dhe të paturbulluara, e dashuruar me të bukurën, finesën dhe elegancën, e vetëdijshme për rendjen e shpejtë të kohës që nuk kthehet më.”

Ishte pikërisht kjo natyrë që e bëri të zgjidhte jetën aktive, edhe në ditët më të vështira.

Kur trupi i vendosi kufij, mendja e saj kërkoi hapësirë. Ajo e gjeti te letërsia. Në errësirën e pasmesnatës, me celular në dorë, ndërtoi një botë dhe u dha formë dy romaneve të saj: “Kolonë zanore” dhe “Zhbërja”, që i quajti “ilaçi” i ditëve të vështira.

Rezarta Reçi nuk e mohoi ankthin; thjesht nuk e la të ishte qendra e jetës së saj. E zhvendosi energjinë te krijimi, te puna, te leximi, te muzika, te shëtitjet në natyrë. Zgjodhi të jetonte cilësisht, edhe kur rrethanat nuk ia lejonin.

Çfarë na la pas Rezarta Reçi: si të jetosh edhe kur nuk

Çfarë na lë pas një njeri i tillë?

Ndoshta më shumë se çdo gjë, ajo la pas një model të rrallë force, të njeriut që vishet bukur edhe kur s’është në humor; të njeriut që zgjodhi të mos e lejonte jetën të kthehej në pritje.

Ajo mori pjesë në jetën e saj për aq kohë sa pati mundësi, sepse e dinte që koha nuk kthehet. Për të, cilësia e jetës nuk do të niste kur gjithçka të bëhej më e lehtë, por për aq kohë sa ajo zgjidhte të mos dorëzohej, edhe kur dorëzimi ishte zgjedhja më e lehtë.

REELS

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike