News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto nga bota/Euronews

Tërmet i fuqishëm në Japoninë veriore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë veriore, i ndjekur nga disa lëkundje të tjera, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. Po ashtu, wshtë lëshuar një paralajmërim për cunami.

Tërmeti, me magnitudë paraprake 6.7, u regjistrua në brigjet e prefekturës Iwate, rreth 10 kilometra (6.2 milje) nën sipërfaqen e detit, rreth orës 17:00 me orën lokale.

Nuk janë raportuar menjëherë dëmtime apo të lënduar, as ndonjë parregullsi në dy centralet bërthamore të zonës.

Agjencia lëshoi një paralajmërim për cunami deri në 1 metër përgjatë rajonit bregdetar verior. Paralajmërimi mbeti në fuqi edhe një orë pas tërmetit fillestar.

Rodrigo Paz betohet si president i ri i Bolivisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Politikani konservator Rodrigo Paz u betua të shtunën si presidenti i ri i Bolivisë, duke hapur një epokë të re për kombin andin pas gati 20 vitesh sundimi të një partie të vetme.

Paz dha betimin përpara ligjvënësve dhe udhëheqësve të huaj, duke ngritur dorën e djathtë mbi një Bibël dhe një kryq. “Zot, atdhe dhe familje, betohem,” tha ai, përpara se të merrte shiritin dhe medaljet presidenciale.

Inaugurimi i Pazit, 58 vjeç, ka zgjuar shpresa mes bolivianëve të lodhur nga mungesa e rëndë e karburantit dhe çmimet e larta të ushqimeve, që kanë shënuar krizën më të keqe të kostos së jetesës në dekada.

Në një rezultat surprizë për shumëkënd, ai mundi rivalin e tij shumë më të njohur, ish-presidentin e djathtë Jorge “Tuto” Quiroga, në raundin e dytë të zgjedhjeve muajin e kaluar.

Sulm rus me dron në Dnipro, Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një dron rus goditi një pallat në qytetin lindor ukrainas Dnipro gjatë natës së së shtunës, duke vrarë tre persona dhe plagosur rreth një duzinë të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase.

Një zjarr shpërtheu dhe disa apartamente u shkatërruan në ndërtesën nëntëkatëshe, njoftuan shërbimet e emergjencës. Ekipet e shpëtimit thanë se gjetën trupat e dy grave dhe se mes të plagosurve kishte dy fëmijë.

Sulmi ndaj qytetit të katërt më të madh të Ukrainës ishte pjesë e një vale të gjerë sulmesh me raketa dhe dronë që synuan infrastrukturën energjetike të vendit.

Izraeli dhe Hamasi kryejnë shkëmbimin e fundit të trupave

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli dhe Hamasi përfunduan të shtunën shkëmbimin më të fundit të trupave mes dy palëve, me kthimin e trupit të një pengu në Izrael dhe të 15 palestinezëve në Gaza, sipas zyrtarëve të territorit.

Pengu u identifikua si Lior Rudaeff, sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve tha se Rudaeff kishte lindur në Argjentinë.

Këto shkëmbime janë pjesë qendrore e fazës fillestare të armëpushimit, e cila parashikon që Hamasi të kthejë sa më shpejt të jetë e mundur trupat e të gjithë pengjeve. Për çdo peng izraelit të kthyer, Izraeli ka liruar trupat e 15 palestinezëve.

REELS

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania