
Bella Thorne ka reaguar ndaj kritikave që mori pas propozimit të saj për martesë ndaj të fejuarit, producentit Mark Emms, dy vite pasi ai i kishte propozuar i pari asaj.
Të shtunën, më 16 gusht, këngëtarja dhe aktorja ndau me ndjekësit në Instagram disa foto dhe video nga momenti i veçantë, duke shkruar:
"U takuam 3 vite më parë, një vit më vonë ai më propozoi, dhe tani, një vit pas, i propozova edhe unë."
Në video, Thorne shihet teksa gjunjëzohet para Emms dhe i dhuron një unazë në një kuti të bardhë. Ambienti ishte romantik, i zbukuruar me dhjetëra qirinj, lule shumëngjyrëshe dhe tullumbace të kuqe në formë zemre, me mbishkrimin “Të dua”.
Edhe pse shumë ndjekës e përgëzuan për këtë gjest, nuk munguan komentet kritike. Një përdorues shkroi:
"Në rregull zonja ,por të mos e normalizojmë këtë, dakord?", koment që mori afro 100,000 pëlqime.
View this post on Instagram
Thorne reagoi të nesërmen përmes Instagram Stories, ku publikoi një foto të Emms me qenin e tyre dhe shkroi:
"Komentet në postimin tim janë për të qeshur!! Gjysma po thotë ‘mos e normalizojmë këtë’, gjysma tjetër po thotë ‘po, vajzë, kështu bëhet! Është gjëja më e ëmbël!’”
Mark Emms i propozoi modeles në maj të vitit 2023, në shtëpinë e saj në Kaliforni, me një unazë diamanti me prerje smeraldi. Në atë kohë, Thorne tha se dëshironte një dasmë në fshatin britanik ku kishte lindur i fejuari i saj.
Për ditën e madhe, ajo ka zgjedhur jo një, por katër fustane nusërie.
Thorne dhe Emms janë njohur në vitin 2022, në ditëlindjen e modeles Cara Delevingne në Ibiza.