Bukuroshja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka shkëlqyer në eventin e organizuar nga kompania e njohur kozmetike “NYX”. Ajo është shfaqur në event me një fustan “Lotus Bandage” dhe make-up të realizuar me produktet e firmës “Anastasia Beverly Hills”. Fustani i saj, me një dekolte të thellë që vihet akoma më në pah nga lidhëset, risjell një stil shumë të preferuar të vajzave Kardashian-Jenner (foto 2). Kim ka luajtur me ‘dekoltenë e lidhur’ edhe në fustan, edhe në një bluzë të veshur me streçe të zeza. Kylie ka veshur një fustan të tillë të bardhë, ndërsa Kendall, ka përdorur detajin e lidhëseve duke zbuluar anët e belit.
Anxhelina është bërë pjesë e profilit në “Instagram” të “LipKitBYKylie” (lexo këtu), e cila është faqja zyrtare e shkëlqyesit shumë të suksesshëm që Kylie Jenner nxorri në treg. Një foto e Anxhelinës, ku ajo shfaqej e lyer nga miku i saj, artisti i make up-it, Ariel, u publikua në profilin i cili kontrollohet nga vetë Kylie (foto 3).
Një tjetër foto e këngëtares është publikuar gjithashtu në profilin në Instagram të firmës kozmetike “Anastasia Beverly Hills”, ku ajo sërish shfaqej e lyer nga miku i saj Ariel (foto 4).
Shfletoni galerinë për të parë fotot.