
Në një sondazh të pak ditëve më parë, të ndërtuar në formën e një quizi, paraqitëm disa situata që u ndodhin gjithë çifteve që kanë një marrëdhënie serioze dhe të gjatë. Nga votimet e gati 22 mijë njerëzve, mbizotërojnë këto 3 lloje seksi.
Në vend të parë: “Seksi i shpejtë: I dini shumë mirë cilët butona duhen shtypur, mund ta kënaqni tjetrin për fare pak kohë.”

Në vend të dytë: “Seks me rroba: Zakonisht kur je në një vend ku dikush mund të hyjë nga momenti në moment dhe nuk do të kishe kohë të vishesh prapë, kështu që heq vetëm ato që duhen hequr patjetër.”

Në vend të tretë: “Seks dembelash: Kur përtoni të lëvizni dhe gjeni të dy pozicionin më të rehatshëm, ku ju duhet të lëvizni sa më pak të jetë e mundur për të arritur rezultatin.”

Ndërsa më pas lista vazhdon me “Pas një jave të gjatë pune, shtriheni të dy në krevat të lodhur. Përtoni të visheni. Ai të prek, ty të zë gjumi nga prekjet e tij. Perfekte”

dhe “Seksin a.k.a gjumë”.

Në fund, me pisllëkun nuk paskemi probleme pasi pjesa më e madhe nuk e preferon këtë zgjidhje praktike me peshqir - kur vë një peshqir poshtë që të mos kesh pse të ndërrosh çarçafët, si edhe një bluzë për të fshirë djersët.
