Anabelizim

Olsa dhe Jonida: Dy raste, një mësim se si (nuk) duhet reaguar ndaj kritikave

Olsa dhe Jonida: Dy raste, një mësim se si (nuk) duhet reaguar ndaj
Foto: Olsa Muhameti dhe Jonida Vokshi

Në botën e medias, kritika nuk është diçka që e zgjedh; është si reklamat e bezdisshme në YouTube - do s’do, do t'i marrësh. Por çfarë bën diferencën nuk është kritika vetë, por mënyra se si e kthen mbrapsht. 

Olsa dhe Jonida: Dy raste, një mësim se si (nuk) duhet reaguar ndaj

Rasti i parë: Alketa Vejsiu dhe Olsa Muhameti

Alketa Vejsiu ngriti disa pikëpyetje për “Big Brother VIP Kosovë”. Jeni apo jo dakord me të, Alketa foli për programin, etikën e tij, mënyrën si ndërtohet dhe çfarë mesazhi çon në publik, sipas saj. Pra, një kritikë ndaj produktit.

Pastaj erdhi reagimi i Olsës dhe aty atmosfera ndryshoi. Në vend që të fliste për formatin, për rregullat, për vizionin e saj, ose për çfarë nuk pajtohej me Alketën, Olsa e ktheu topin drejt e te personi: “Mbretëresha e programeve të vyshkura”, “e rreme”, “fasadë, jo brendi”. Pra, toni i Olsës tregonte qartë se përgjigjja e saj nuk e kishte kaluar filtrin emocional.

Ky është një nga kurthet më të zakonshëm kur të kritikojnë: ta marrësh personale atë që nuk është personale. Në momentin që ndodh, reagimi bëhet me zemërim dhe, kur zemërimi flet, argumentet heshtin. Olsa humbi mundësinë të shpjegonte vizionin e saj, të sqaronte procesin editorial, ose të mbronte programin përmes argumenteve.

Olsa dhe Jonida: Dy raste, një mësim se si (nuk) duhet reaguar ndaj

Rasti i dytë: Jonida Vokshi dhe “pret pak reagim”

Nga ana tjetër, kemi Jonida Vokshin, e cila lexoi edhe shënimin teknik në skaletë “(pret pak reagim)”. Interneti e pa, qeshi, e shpërndau, e ktheu në meme. Ajo vetë? Bëri atë që shumica prej nesh ndoshta do të bënim: e mori me sportivitet. Ajo postoi një foto dhe një mbishkrim me humor "pret pak reagim" dhe kjo është interesante: sepse humori është një mënyrë fantastike për të shuar “zjarre”.

Por, sportiviteti nuk mjafton gjithmonë. Ka momente ku publiku pret një reflektim profesional. Çdo moderator e di që sponsori është territor i shenjtë dhe leximi i tij kërkon përqendrim total. Duke mbetur vetëm te shakaja, Jonida e humbi mundësinë të përcillte një mesazh të vogël, por shumë të vlefshëm: “po, gabova, dhe do të përpiqem të jem më e kujdesshme live.” Reagimi i saj ishte reagim simpatik, njerëzor, por pak i cekët nga këndvështrimi profesional. Bukur për Instagram, por jo për standardet e televizionit.

Çfarë mësojmë ne?

Ne mësojmë nga këto dy episode se reagimi ndaj kritikës është një test karakteri profesional. Kur reagojmë me sulm personal, sikurse ndodhi në rastin e Olsës, humbim jo vetëm mundësinë e debatit, por edhe profesionalizmin që një figurë publike duhet të ruajë. Jonida na tregon çfarë fiton kur zgjedh të qeshësh, por edhe çfarë humbet kur nuk shkon deri në fund me reflektimin.

Menaxhimi i kritikës nuk matet me ashpërsinë e fjalëve apo me shpejtësinë e përgjigjes, por me aftësinë për të ruajtur qetësinë, për të dalluar kritikën nga sulmi, për të pranuar gabimet dhe për të reflektuar kur është e nevojshme.

Në fund, nuk është kritika dhe as gafat që të poshtërojnë; është mënyra se si zgjedh t’i përballosh. Reagimi yt është karta e identitetit profesional dhe vetëm ti vendos nëse ajo kartë do të shkruhet me maturi, profesionalizëm dhe integritet.

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj