Ka ardhur momenti që ta shpjegojmë me pak fjalë se si ndodhi që #Albania të pushtojë internetin në vetëm një javë. Nëse e vutë re, Anabel në Instagram (Anabel_Media) pak ditë më parë postoi një foto, e cila shumë shpejt u bë virale.
Gjithçka filloi me deklaratën e sekretarit britanik të drejtësisë Michael Gove. “Pasi ne të gjithë në referendum të votojmë për t’u larguar, do bëhemi pjesë e një zone ku vende si Bosnja, Serbia dhe Shqipëria kryejnë lirisht tregti midis njëra-tjetrës. Jam i sigurt që Britania do arrijë të lulëzojë në këtë mjedis të ri” tha ai më 19 prill. Deklarata e zotit Gove ngjalli menjëherë kritika të shumta. Tashmë emri i shtetit tonë është bërë pjesë e një slogani ironizues. Britanikët janë vërtet të nxehur dhe kanë nisur një fushatë kundër “Modelit shqiptar”.
Megjithatë ajo që shërbeu si shkëndija e fundit për të ndezur reagimet, ishte artikulli i Z. Edi Rama për gazetën Neë York Times. “Për ne është një kompliment fakti që emri i Shqipërisë lakohet në mes të debatit më të nxehtë në vendin tuaj. Por teoria e z.Gove më duket pak e çuditshme. Shqipëria s’ka asnjë interes për të formuar një zonë tregtie të lirë me Britaninë jashtë BE-së. Jam e mendimit që dalja nga BE jo vetëm që s’do e ndihmonte, por do dëmtonte shtetin britanik. Jo më kot, synimi ynë është të anëtarësohemi sa më parë” tha ai.
Tani provoni të klikoni “#Albania” në Google. 323 milionë rezulrate! Një konglamerat komentesh: pozitive dhe negative. Gjithsesi, duhet të themi që për një javë u bëmë sensacioni i Google. Këtë javë ishim vendi që i thotë Britanisë: Mos ik!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.