Showbiz

Pas U tha se ka bërë aksident, reagon Meriton Mjekiqi

Pas U tha se ka bërë aksident, reagon Meriton Mjekiqi

Pas lajmit se është përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen djeshme, lajm për të cilin reaguan edhe miku i tij, gazetari Milaim Zeka dhe partnerja Ilnisa Agolli, më në fund ka ardhur reagimi i parë nga Meriton Mjekiqi.

Me anë të një videoje të postuar në Instagram, ish-banori i “Big Brother Vip Albania 3” sqaron të vërtetën e ngjarjes, e ndër të tjera kërkon që të qetësojë familjarët dhe gjithë dashamirësit e tij duke treguar që është mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë dëmtim.

“Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja.

Meritoni thotë që jo vetëm është mirë, por mbi të gjitha është duke punuar rreth një projekti në një prej ekraneve më të mëdha shqiptare, siç e cilëson ai, por pa zbuluar emrin.

“Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë. Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi)

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.