Metropolitan

Jason Momoa heq mjekrën për herë të parë pas gjashtë vitesh dhe e urren me shpirt pamjen!

Jason Momoa heq mjekrën për herë të parë pas
Foto: Jason Momoa

Jason Momoa s'ka më mjekër. Po, po, e lexove saktë dhe ai nuk është aspak i lumtur!

Po sikur të të thoshim se Jason Momoa, Aquaman-i që bëri të gjitha gratë të besojnë në ekzistencën e perëndive të detit, ka hequr dorë nga mjekra e tij karakteristike? Jepi pak kohë zemrës të përballojë këtë lajm.

Jason Momoa heq mjekrën për herë të parë pas

Aktori i preferuar i shumëkujt, i cili nuk e kishte prekur briskun për plot gjashtë vite, vendosi të rruhej për rolin e tij në pjesën e tretë të Dune. Dhe urrejtja për rezultatin ishte e menjëhershme. Në një video në Instagram, ai dëgjohet teksa thotë "Zot i madh, e urrej." Edhe ai vetë e pranon që s’është kjo pamja më e mirë e tij.

 

"S'e kam hequr mjekrën në 6 vite, le të nisim sërish" shkruan Jason në mbishkrimin e videos, përpara se të nënvizojë se kjo “sakrificë” bëhet vetëm për regjisorin Denis Villeneuve. 

Dhe për ata që e mbajnë mend, kjo nuk është hera e parë që Jason ndahet nga mjekra, ai e bëri një gjë të tillë edhe në 2019, por le të themi që zemrat tona e kanë ende të freskët traumën.

Jason Momoa heq mjekrën për herë të parë pas

Në fund të ditës ai është ende Jason Momoa. Por... edhe mjekra ka rëndësinë e vet, apo jo?

REELS

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠