The relationship between Chiara Ferragni and rapper Fedez is not on its best days...or at least, that's what they want us to think.
Nëse nuk jeni përditësuar me çfarë ndodhi në finalen e festivalit të Sanremos (nëse po, kaloni te paragrafi tjetër): Rosa Chemical, teksa performonte, iu afrua Fedez-it, bashkëshortit të Chiara Ferragni-t (e cila prezantoi spektaklin) dhe e tërhoqi në skenë. Në fund të këngës, reperi puthi Fedez-in në buzë…me shumë pasion. “Non ho parole” (S’kam fjalë) tha Chiara kur u shfaq në skënë. Fill pas reklamave, Fedez u ngjit në skenë pranë bashkëshortes duke bërë disa gjeste sikur justifikojnë veten. Chiara la të nënkuptuar se ishte e tensionuar dhe aspak dakord me veprimin e tij.
Fill pas përfundimit të festivalit, Chiara nisi të publikonte foto, video, falenderime për të gjithë njerëzit që i qëndruan pranë gjatë festivalit. Fedez nuk u duk askund. Nga ana tjetër, edhe reperi nuk ka publikuar foto me bashkëshorten.
Disa burime thonë për mediat italiane se atmosfera nuk është aspak paqësore në shtëpinë e The Ferragnez, sepse puthja me Rosa Chemical, përtej pikëpamjes emocionale, e preku Chiara-n në nivel profesional.
Me pak fjalë, Fedez u diskutua në 3 nga 5 netët e Sanremos: fillimisht kritikoi qeverinë, pastaj i kërkoi kryeministres që të legalizonte martesat brenda të njëjtit seks dhe në fund, puthi Rosa Chemical. Gjithë këto ngjarje bënë që Fedez të përflitej në media. Ai, jo gruaja e tij e cila po përjetonte një nga eksperiencat më të rëndësishme në karrierën e saj.
Por, ekziston edhe një teori e fundit: e gjitha është marketing. Me fjalë të tjera, çifti është kujdesur të krijojë zhurmë deri në transmetimin e dokumentarit “The Ferragnez 2”, ku Chiara do të tregojë përgatitjen për në Sanremo dhe momentet e Fedez në skenë.