Metropolitan

Pregnant Blake Lively doesn't make clothes anymore so she got ~creative~

Pregnant Blake Lively doesn't make clothes anymore so she got ~creative~
Photo Credits: Getty Images

Mbretëresha e modës, Blake Lively, po përpiqej të përshtatej me disa rroba gjatë shtatzënisë dhe gjeti një mënyrë kreative për të zgjidhur problemin. Aktorja veshi një fustan dhe një fund në të njëjtën kohë.

35-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të katërt me bashkëshortin Ryan Reynolds, postoi për dilemën e veshjes në Instagram.

“Kur fundit nuk i mbërthehet zinxhiri dhe kur fustanit nuk i kapen kopsat, vishini të dyja bashkë. Kush tha që dy ‘gabime’ nuk sjellin një të ‘duhur’?”

Dhe në fakt, nga fotoja, duket sikur asgjë nuk shkon keq me foton. Fundi + fustani, të dy gjysmë të mbërthyer dhe kombinuar me perlat në qafë, duken çuditërisht mirë!

Pregnant Blake Lively doesn't make clothes anymore so she got ~creative~

Blake njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt në shtator 2022 kur mbërriti në samitin e “Forbes Women in Power” në New York. Që atëherë ajo ka postuar disa herë në Instagram për shtatzëninë e saj, në formën klasike të Blake Lively, gjithnjë me humor.

Ryan Reynolds dhe Lively u martuan në vitin 2012 pasi filluan lidhjen në vitin 2011. Çifti ka tre vajza: James, Inez dhe Betty.

Burimi: Glamour

REELS

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀