
Welcome back to the telenovela Luiz - Kiara!
We have a new update: Louis is trying to make Kiara his own, making her jealous.
How? By "using" Tea!
How will Louis find out if Kiara is jealous? If Kiara sees him out of the corner of her eye when he's chatting with Tea.
View this post on Instagram
Por, a funksionon kjo metodë?
Kjo teknikë është pak a shumë manipulative, pasi do të lëndosh egon dhe krenarinë e personit që ke qejf. Duke u përpjekur “të bësh dikë xheloz/e”, në fakt, thjesht po tregon se pëlqimi dhe dashuria për personin tjetër, nuk është e qëndrueshme, pasi interesi yt lëviz në sajë të personit që ke përballë.
Shumë individë e cilësojnë këtë metodë si abuzim emocional, pasi ti rrekesh të zhvlerësosh personin që pëlqen/dashuron, duke ngritur në piedestal dikë tjetër, në mënyrë që të ngjallësh xhelozi dhe rivalitet.
Por, na lejo të të kujtojmë se nëse personi që ke qejf është rehat me veten dhe i di vlerat dhe qëllimet e tij/saj, po bën një lëvizje krejtësisht boshe. Na dëgjove? Krejtësisht. Boshe!
Pse? Sepse tregon se nuk je në standardet e personit tjetër dhe nuk respekton vendimet dhe kufijtë e tij.
Pra, më shumë i bën dëm sesa nder vetes dhe personit tjetër.
Madje, njerëzit e perceptojnë si një “flamur të kuq” këtë teknikë, sepse në fakt, është një “flamur i kuq”. Nëse ti mendon se përmes inteligjencës dhe vlerave të tua, nuk e bën dot për vete personin në fjalë, mos prit ta bësh përmes xhelozisë, pasi në të shumtën e rasteve, personi tjetër të largohet edhe më shumë.
Mbi të gjitha, nuk është aspak e shëndetshme, pasi ti shtiresh, lodhesh, humbet energji dhe si përfundim, nuk arrin asnjë synim që i ke vendosur vetes.
Nëse po mundohesh të bësh dikë xheloz, ndoshta duhet të punosh pak me veten. Na fal për sinqeritetin, por pse po “përdor” një person për të marrë aprovimin dhe pëlqimin e dikujt tjetër? Funksionon nëpër filma, por të sigurojmë që në jetën reale, është shumë më e ndërlikuar.
The message? If you're trying to make someone your own, don't take Luiz as an example.
Suggested articles: