Pak minuta më parë, Arbana Osmani njoftoi përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it nisjen e programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Mbi foton e publikuar, moderatorja zbulon se këtë vit emisioni nis më 5 janar të 2019-ës.
“E nisim vitin e ri bashkë!”- shkruan Arbana e cila herë pas here ndan në rrjete sociale çaste nga përgatitjet dhe surprizat që priten në këtë edicion të “Dua të të bëj të lumtur”.
Gjithsesi në një nga komentet dikush (dhe jo vetëm) e pyet për “Big Brother”, si një nga reality shoë-t më të dashura për shqiptarët.
“Po Big Brother kurrë* fillon?”- shkruan një nga ndjekësit, i cili siç mund ta shihni në vend të “kur” shkruan “kurrë”.
Por duket, se lapsusi i fansit i doli në shteg për për përgjigjen e moderatores.
“Mirë e the…”- përgjigjet Arbana dhe ndoshta po përpiqet të thotë që jo vetëm këtë vit, por d he më tej, një format i tillë nuk do të shfaqet më (kurrë) në Top Channel.