
Bukuria e përjetshme është pa dyshim rezultat i një rutine të mirë. Nëse i kushtoni pak kohë nga dita këtyre 5 gjërave, në të ardhmen do t’i jeni mirënjohëse vetes tuaj.
Llastiqet e flokëve

Përpiquni të mos i shtrëngoni shumë flokët gjatë kapjes, pasi tërheqja është armiku i tyre kryesor. Më shumë se nga djegja flokët kanë tendencën të këputen apo të bien nga shtrëngimi i tyre.
Përdorni kufje

Telefoni celular ka po aq shumë baktere sa edhe kapaku i wc- së. Nëse e vendosni telefonin në kontakt direkt me lëkurën e fytyrës këto baktere mund të përbëjnë një rrezik të madh për lëkurën e asaj zone. Përpiquni të përdorni gjithmonë kufje kur të flisni në telefon për të shmangur kështu rreziqet e kontaktit të drejtëpërdrejtë në lëkurë.
Flini mirë

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu kujdesuni që të flini mbi çarçafë të pastër dhe të butë.
Pini ujë

Mos e ndani nga vetja shishen e ujit dhe qëndroni gjithmonë të hidratuar, për të shmangur kështu tharjen dhe plakjen e lëkurës.
Kujdesuni për qafën

Shenjat e plakjes ndonjëherë janë më të dallueshme në qafë se sa në fytyrë. Tregoni kujdes në këtë zonë përmes përdorimit të kremrave dhe produkteve të tjera.