Health

7 aktivitetet e trurit që ngadalësojnë plakjen

Ndërsa plakemi, kapacitetet konjitive të mendjes sonë fillojnë të përkeqësohen. Ky është proçesi i paevitueshëm e natyral i plakjes, që ndikon në të gjtha aspektet e jetës. Ndërsa nuk mundemi t’i ndalojmë efektet e plakjes, mund t’i ngadalësojmë dhe t’i kthejmë në disa raste. Humbja e kujtesës është një temë shumë e frikshme për shumë nga ne, por ekzistojnë disa masa që mund të marrim, për të ngadalësuar rënien konjitive. Ja shtatë aktivitete që do të përmirësojnë kujtesën tuaj në planin afatgjatë:

1.Mësoni një gjuhë të re

Mësimi i një gjuhe të re ju jell shumë përfitime. Përveçëse një aftësi personale, është një ushtrim i shkëlqyer i trurit, që ngadalëson dhe ndalon humbjen e kujtesës. Aktivitetet e mësimit të gjuhës do t’ju ndihmojnë të mbani mend, njihni dhe kuptoni fjalë, të cilat e çojnë fuksionin konjitiv në nivele shumë të larta. Mësimi i një gjuhe është një armë e fuqishme kundër humbjes së kujtesës dhe përmirëson fjalorin dhe gramatikën, si edhe rrjedhshmërinë mendore e verbale.

2.Lojërat e fjalëve dhe puzzle-t janë gjithashtu një ushtrim i mirë

Një tjetër ushtrim që pasuron njohuritë e përgjithshme dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së kujtesës është zgjidhja e fjalëkryqeve, lojërat e fjalëve dhe puzzle-t. Sudoku ose Scrabble dhe fjalëkryqet ulin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzhaimerit.

3.Mos nënvlerësoni fuqinë e muzikës

Muzika dhe terapia muzikore ofrojnë një ushtrim të mirë të trurit, pasi jo vetëm që përmirësojnë përqëndrimin mendor, por mbështesin funksionimin e shëndetshëm konjitiv. Ndërsa ëstë e njohur që muzika klasike nxit fuqinë e trurit dhe përmirëson aftësitë e rrjedhshmërisë verbale tek bebet dhe fëmijët e vegjël, muzika përdoret si “trajtuese” e humbjes së kujtesës. Thjesht dëgjoni llojin tuaj të preferuar të muzikës çdo ditë dhe përpiquni të mbani mend tekstin e melodinë dhe këndoni nën zë. Është argëtuese dhe e dobishme në të njejtën kohë.

4.Mos kini turp të flisni me veten

Studimet tregojnë se njerëzit që flasin me veten kanë rrezik më të ulët të zhvillojnë sëmundje që mjegullojnë gjykimin. Me fjalë të tjera, të flisni me vete dhe t’i tregoni histori vetes është një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar humbjen e kujtesës dhe përqëndrimin në detajet e rëndësishme. Për më tepër, është një ushtrim emocional i shkëlqyer.

5.Lexoni libra të ndryshëm dhe përpiquni të mbani mend historinë

Një nga ushtrimet më të mira që mund t’i bëni trurit është të lexoni një libër. Nga librat, tek esetë dhe artikujt e revistave, lexoni çdo gjë që ju tërheq vëmendjen. Një këshillë: mundohuni të kujtoni përmbajtjen e një libri që e keni lexuar vite më parë, pasi është një ushtrim që forcon kujtesën.

6.Provoni ushtrime që nxisin trurim

Ekzistojnë shumë ushtrime dhe lojëra të dizenjuara specifikisht për të nxitur trurin. I rëndësishëm është edhe kordinimi sy-dorë. Mos e mundoni veten me ushtrime shumë të vështira. Edhe ato më të lehtat aktivizojnë neuronet dhe sinapset duke i dërguar mesazhe sistemit nervor dhe duke parandaluar defiçitet konjitive.

7.Pajisjet mnemonike janë gjithashtu të dobishme

Pajisjet mnemonike ju ndihmojnë t’i mbani mend gjërat më lehtësisht. Lidhni një imazh visual me një emër ose fjalë ose provoni akronimat për fjalë më të mëdha. Aliteracionet, rimat dhe skeçet humoristike janë 3 mënyra të shkëlqyera për të mbajtur mend emra, fakte, numra dhe informacione të tjera të rëndësishme.

Burimi: Lifespan

REELS

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Për interpretimin e saj në filmin Anatomy of a Fall, Sandra Hüller u bë aktorja e tretë gjermane e nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë.

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂

Fëmijët në panik! 😂😂😂 Të vegjlit vrapojnë, fshihen dhe qajnë pasi panë për herë të parë një grua të bardhë në shkollën e fshatit në Laos.

Kim me prerje te re