
As October is dedicated to breast cancer awareness, celebrities from all walks of life have given their message by encouraging women to be screened to prevent the disease.
The last one was Xhensila Myrtezaj, who a few hours ago, through a video, made her call by sharing a personal story with her followers on Instagram. The singer confessed that shortly after the birth of the girl, she noticed something that did not go well with her breasts and the first suspicions that arise were related to breast cancer.
"Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them që të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë. Askush nuk përjashtohet. Pasi linda vajzën dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies kuptova që kishte diçka që s'shkonte me trupin tim.Për dy muaj rresht e mbajta brenda vetes këtë gjë dhe nuk e ndava me njeri. Një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët, por nga ana tjetër më vriste ndërgjegja sepse po bëja gabim.
Sido që të ishte unë duhet ta merrja vesh dhe nëse kishte diçka që s'shkonte të luftoja. Më vonë i tregova Besit dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku. Falë Zotit ishin thjesht disa kiste që i dalin nënave pas gjidhënies. E them këtë që pavarësisht frikërave që ne kemi, kontrolli është i nevojshëm. Unë personalisht bëj kontrolle çdo 6 muaj dhe eko gjiri një herë në 2-3 muaj për t'u siguruar që s'ka asgjë që s'shkon.- përfundoi Xhensila.
Vieë this post on Instagram
Nga ana tjetër, pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi përmes një videoje në rrjetet sociale fushatën kundër kancerit të gjirit, në muajin dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje. Ajo tha se përgjatë gjithë muajit mamografia do të mund të bëhet falas në çdo spital rajonal, ku gratë mund të drejtohen për të kryer kontrollet e nevojshme.
“Programi ynë i diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit ka siguruar mamografitë në çdo spital rajonal nga veriu në jug dhe ky shërbim është falas. Vetëm duke patur shëndet të mirë, duke u kujdesur për veten, ne gratë mund të shpalosim potencialin tonë të plotë, në përmbushje të misionit tonë për mirërritjen e fëmijëve, për kujdesin ndaj familjes dhe për zhvillimin e shoqërisë. Unë besoj te forca e shembullit.”
