Health

E vërtetë apo mit: A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?

E vërtetë apo mit: A i bën mirë zemrës tënde
Illustration: Becky Barnicoat/The Guardian

Prej kohësh kemi lexuar vërdallë se konsumimi i një gotë vere me një vakt të bën mirë për shëndetin e zemrës, por duke qenë se kudo kemi mijëra mite të ndryshme për gjithçka, është momenti të marrim vesh të vërtetën, nga ekspertët!

“Njerëzit s’duhet të mendojnë se pirja e verës është e mirë për shëndetin”, thotë Dr. Oliver Guttmann, kardiolog konsulent në spitalin Wellington në Londër.

Ai shton:

“Konsumi i alkoolit lidhet me presion të lartë të gjakut, sëmundje të mëlçisë, probleme të tretjes, shëndetit mendor dhe sistemit imunitar, si edhe me kancerin. Megjithatë, studimet kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës mund të ketë disa përfitime të vogla për zemrën. Vera nuk është ilaç. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se mund të ushqehen keq çdo ditë dhe ta balancojnë me një gotë verë”.

Studimet tregojnë se vera mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq”, gjë që mund të tkurrë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve të veshkave dhe goditjes në tru. Kjo, falë komponimeve me efekt qetësues dhe anti-inflamator në enët e gjakut, të cilat i ndihmojnë ato të qëndrojnë të hapura. Vera e kuqe gjithashtu përmban anti-oksidantë si resveratroli, i gjetur në lëkurën e rrushit, që mund të mbështesë më tej shëndetin e zemrës.
 
Sidoqoftë, ka paralajmërime të rëndësishme. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një deklaratë në vitin 2023 ku raportohej se “asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt”; përfitimet e verës për zemrën mbivendosen nga fakti që ajo është një kancerogjen i grupit 1, së bashku me duhanin. Ushqime të tjera, si manaferrat dhe rrushi, ofrojnë përfitime të ngjashme, pa efektet negative.

“Nuk do të inkurajoja kurrë një person që s’pi alkool, të fillojë konsumin e verës,”thotë Guttmann. Por ai shton se nuk është realiste që të presësh që të gjithë ata që pijnë të heqin dorë krejtësisht:

“Moderimi është çelësi. Mbajeni me mend! Alkooli, veçanërisht birra ose pijet e forta, ka shumë sheqer e kalori dhe mund të dëmtojë mëlçinë”.

Ai rekomandon të mos konsumohen më shumë se 20 gota të vogla verë në muaj. Fondacioni Britanik i Zemrës këshillon të mos konsumohen më shumë se 14 njësi alkooli në javë (rreth 6 gota mesatare verë).

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit