Sipas Institutit të Statistikave, mosha mesatare e vdekjeve në Shqipëri për vitin 2017 është 74,2 vjeç, ndërkohë që ka luhatje nëse shohim të dhënat për secilin qark.
Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare, duke u klasifikuar si qarku me moshën më të ulët të vdekjeve - 70,4 vjeç.

E kundërta ndodh me Gjirokastrën, ku në këtë rast mosha mesatare e vdekjeve është përkatësisht 75,8 vjeç.

Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se mesatarja –Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Qarqet e tjera shënojnë një moshë të vdekjeve për vitin 2017 më të lartë se mesatarja, ku kryeson Korça, Berati dhe Gjirokastra.


Duke analizuar shifrat, në fakt mosha e ulët e vdekjeve është në qarqet që kanë nivel të ulët ekonomik, ku edhe investimet janë të pakta.
Cilësia e jetesës, ushqimi, veshjet, strehimi, shërbimet shëndetësore, problemet me ndotësit etj janë disa prej faktorëve që ndikojnë në jetëgjatësi. Ndërkohë mund të lexoni edhe për qytetin shqiptar më "qejfli" për rrobat.