
STUDENTS IN THE BEGINNING OF THE '90s
December 8, 1990 would mark a historic moment for Albania, where a group of students and professors of the University of Tirana, residents of the Student City, academics and intellectuals, set the historic turn, which today is known as the December Student Movement that marked the collapse of the communist system.
If you who are reading this article are students, let us introduce you to your peers, members of the student movement of the 90's. Have you really seen so many happy Albanians gathered in the square? No. Because then the demonstrations were not with buses and coercion, but with spirit. These young people protested for days against the dictatorial regime and were important factors in the overthrow of communism. And as you can see, then they had hair, a lot of hair.
These moments were captured by the camera of the famous photographer Gani Xhengo, who became famous with the photos he took during the exodus of 1990. They are part of his album "Rilindje, Albania in the '90s".
In the preface of the album, the writer Ismail Kadare writes:
“Ky album është një përpjekje për të dhënë lëvizjen e një populli në çastin e këputjes së zinxhirëve të skllaërisë. Fytyra e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në këtë album është e vërtetë (autentike) as me ngjyrime rozë, ose me errësim të keq (me dashje).
Një nga ju mund të jetë kjo vajza e vogël e cila ngre dy gishtat lart në 22 Mars të vitit 1992, kur elektorati shqiptar voton me shumicë absolute Partinë Demokratike. Ishin zgjedhjet më të rëndësishme të asaj kohe, sepse i dhanë zyrtarisht dritë jeshile pluralizmit dhe mbyllën një kapitull të errët të komunizmit.
Sapo u hapën kufijtë dhe në kulmin e një krize ekonomike me qindra mijëra shqiptarë u dyndën me çdo lloj mjeti të largoheshin nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Por këta djem fatkeqësisht u kthyen mbrapsh nga Italia. Fytyrat e tyre të dëshpëruara tregojnë gjithçka për dhimbjen që ata ndjenë kur sakrifica (na besoni, ishin sakrifica një hap larg vdekjes) shkoi kot. Gjithsesi, një pjesë e madhe e tyre provuan sërish dhe ja dolën të largoheshin nga Shqipëria në forma të tjera. Ndoshta një prej tyre në këtë foto është babai juaj.
Paralelisht me pluralizmin, eksodet, në Shqipëri kishte nisur të gëlonte dhe jë jetë e pasur artistike. Për 50 vjet shqiptarëve u ishte diktuar nga Byroja se çfarë muzike duhet të dëgjonin, se çfarë veshjesh duhet të vishnin, se çfarë pije duhet të konsumonin. Tashmë të gjithë të rinjtë ishin të etur për të mirëpritur çdo lloj trendi botëror në muzikë e modë.
Ja këtu është një grup gjimnazistësh që po interpretojnë një pjesë techno-pop, një rrymë e famshme e asaj kohe. Kryesisht atëherë këto grupe kërcenin këngë si “No Limits” nga 2Unlimited apo këngë të “Dr Alban”, “I’ve got the Power” nga SNAP etj.
Ky është një grup të rinjsh që po mbajnë një koncert në shkallët e Universitetit Politeknik (Sheshi Nënë Tereza). Nëse ju mund të identifikoni ndonjë prej tyre si këngëtar të momentit na thoni, por ne e dimë që në ato vite u krijuan shumë grupe rroku që merrnin kryesisht frymëzimin nga Beatles, Rolling Stones, Deep Purple e pak më vonë nga Nirvana e deri nga grupe Heavy Metal si Megadeth apo Sepultura.
Shumë prej kompanive që sot sundojnë tregun shqiptar e kanë nisur nga kioska apo shitje në treg të madh. Ja përshembull këto elektro-shtëpiake nga marka Ariston shiteshin në këtë formë në treg shumice, ku përkrah shiteshin cigare, pije dhe produkte të tjera.
Ndoshta këtu nuk e kuptojmë, por disa nga ata njerëz që rrinin atje si shitës, sot mund të jenë disa nga sipërmarrësit më të fuqishëm në treg.
Këtu kemi edhe fillimin e kioskave. Njerëzit atëherë ishin të etur për gjithçka; pijet e gazuara na dukeshin një mrekulli, akulloret (të parat nga firma Algida) ishin një përrallë për të gjithë ata që deri në atë periudhë i shijonin vetëm nga reklamat e televizorit. Gjithçka që vinte nga jashtë ishte e mirë, kur merr parasysh që në fund të viteve 80-të një shishe Coca-Cola pasi konsumohej, kthehej në orendi zbukurimi.
Disco-t ishin një tjetër fenomen në fillim të viteve 90-të. Disco “Albania” ku sot është lulishtja prapa Teatrit të Operas dhe Baletit është një ndër diskot e para të hapura në Tiranë. Të tjera disko të famshme të asaj kohe ishin disko “Reflexion” (përbri Akademisë së Arteve), disko “Meteori” dhe “Fantastik” tek ish-Cirku, “Enigma” tek gjimnazi “Partizani”, disko “Lux” në Pallatin e Kulturës etj. Mund të mos ju besohet, por këtu ishin edhe fillimet e kërcimit "ngjitur", ku vajza i vendos të dy duart tek shpatullat e djalit dhe ai ja vendos ne bel.
Atëherë nuk kërcehej vetëm muzika më e fundit, por duke qënë se ne ishim të privuar nga çdo lloj muzike përpara ardhjes së demokracisë, në pistë kërcehej çdo lloj muzike që nga rock n’roll e viteve 50-të deri tek “Heavy Metal”. Në atë kohë diskot hapeshin që në orën 11 paradite dhe shumë gjimnazistë ose braktisnin orët e mësimit ose menjëherë pas shkolle shkonin kërcenin dhe konsumonin pije alkolike.
Dhe për ta mbyllur kjo që shihni quhej pista “Iliria” në plazhin e Durrësit. Një nga pistat më interesante të atyre viteve ku njerëzit kalonin darkat nën tingujt e muzikës. Këtu janë zhvilluar edhe spektakle të famshme televizive nga regjisorja Vera Grabocka.
The album "Rilindje, Albania of the '90s" by photographer Gani Xhengo contains 250 photos and you should buy it because you keep a part of history in your home, or it is a perfect gift idea.
Note: The article (updated) with exclusive photos was first published in March 2018. Reprinting without editorial permission is prohibited.