Metropolitan

Kit Harington reveals why he will never agree to play a role like Jon Snow again

Kit Harington reveals why he will never agree to play a role like Jon Snow again

Kit Harington, who was recently seen in the role of real estate agent in "Criminal" on Netflix, said that he will no longer play "heroic" roles which are stereotypes of old times.

“Ndjej që burrat emocionalisht kanë një problem, një bllokim që ka ardhur që nga Lufta e Dytë Botërore, ka kaluar te gjyshërit, te babai dhe pastaj te djemtë. Ne nuk flasim për mënyrën si ndihemi, sepse tregon dobësi, sepse nuk është mashkullore. Duke portretizuar një njeri të heshtuar, i cili nga ana tjetër ishte edhe karakter heroik, mendoj se jam kthyer mbrapsht dhe është një rol të cilin nuk dua ta luaj më. Është një rol mashkullor të cilin bota s’duhet ta shohë më," tha ai në një intervistë për Telegraph.

Megjithatë, padyshim që roli në “Game of Thrones” shërbeu si moment i jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Por, ndonëse mirënjohës për gjithë çfarë i fali seriali i HBO-së, Harington ka qenë i hapur për faktin se vëmendja e tepër nuk ndikoi aspak mirë të ai. Problemet e para nisën pas sezonit të pestë në vitin 2015, kur Jon Snow (Kit Harington në GoT) u vra.

“Ishte një nga periudhat më të errëta të jetës sime. Papritur ti bëhesh qendra e vëmendjes në serial. Është çorientuese, e çuditshme dhe e dëmshme në shumë mënyra," u shpreh ai në një intervistë për Emmy Magazine në mars të 2015-s.

Më tej, aktori theksoi se kishte përjetuar shumë stres dhe presion nga ndjekësit, familjarët dhe miqtë, të cilët e pyesnin nëse “ishte apo jo gjallë personazhi i tij”. Kit-it i ishte ndaluar rreptësisht të tregonte se çfarë do të ndodhte.

Në intervista të tjera, Harington është shprehur vazhdimisht se Game of Thrones ishte e gjithë jeta e tij dhe nuk beson se mund të marrë pjesë në diçka më të madhe se vetë GoT. “E nisa 22 dhe përfundova 32. Është gjithë jeta ime aty”. Nëse një pjesë e mirë e aktorëve e nisin karrierën me projekte modeste dhe përfundojnë në seriale/filma të famshëm që rrëmbejnë çmime Oscars dhe Emmy, Kit e nisi menjëherë me një projekt të bujshëm.

REELS

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠